G7/Çfarë do të bëjë Boris Johnson nesër në Biarritz

Boris Johnson padyshim që do të jetë një nga aktorët kryesorë të G7 që do të zhvillohet në fundjavë në Biarritz të Francës.

Jo shumë ditë larg nga zgjedhja e tij si Kryeministër dhe pavarësisht përvojës së tij si ministër i jashtëm dhe si ish-kryebashkiak i Londrës, Johnson duhet të dëshmojë që ia vlen si lider. Dhe aksionet për ta vërtetuar janë të larta, duke filluar me Brexit, investim që e zgjodhi si Kryeministri ndëra "shiti" lëkurën e Theresa May.

Megjithatë, para G7, Boris Johnson bëri takimet e tij paraprake duke takuar së pari Angela Merkel dhe më pas Emmanuel Macron, të frikësuar nga mundësia e një Brexit pa marrëveshje, për të cilën Johnson mund të drejtonte Londrën drejt 31 tetorit, data e fundit për kryeministrin britanik për t'i dhënë fund procedurave të shkurorëzimit me BE.

Në fokusin e reflektorëve në Biarritz do të jetë edhe takimi i Johnson me Donald Trump, në mbyllje të samitit, ku dy krerët e shteteve do të konsiderojnë nënshkrimin e ardhshëm të një marrëveshje ambicioze të tregtisë së lirë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka treguar publikisht mbështetjen e tij për "qeraxhiun" më të ri të shtëpisë me numrin 10 në Downing Street, për të cilin ai tha se do të jetë një super kryeministër.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë