Grabitet dyqani i argjendarisë në Lezhë, hajduti me motor merr disa sende me vlerë! Policia në kërkim të autorit 17-vjeçar

Grabitet dyqani i argjendarisë në Lezhë, hajduti me motor merr disa sende me vlerë! Policia në kërkim të autorit 17-vjeçar

Foto ilustruese

Një dyqan argjendarie është grabitur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:45 në rrugën Luigj Gurakuqi në Lezhë, vetëm 100 m larg Komisariatit të qytetit. Grabitësi ka qenë me një motor, në kokë mbante një skafandër dhe është futur menjëherë në argjendari ku ka arritur të marrë disa sende me vlerë.

Megjithëse dyqani ndodhej në rrugën kryesore dhe në një kohë lëvizjesh të qytetarëve, grabitësi nuk e ka menduar dy herë për te vepruar. Pavarësisht se pronari i ndoqi dhe u përplas me të fizikisht jashtë dyqanit, i riu mundi t’i shmangej pronarit dhe mori menjëherë motorin duke u larguar prej aty.

Pronari njoftoi menjëherë policinë e cila nisi hetimet, por nuk e ka bërë të ditur rastin pasi bëhej fjale për një ngjarje të pazakontë në qytetin e Lezhës dhe në një periudhe me fluks lëvizjesh.

Më shumë se 24 orë pas ngjarjes policia bëri të ditur identitetin e autorit, ku bëhet fjalë për një 17-vjeçar me iniciale K.N.. Identifikimi u bë i mundur nga analizimi i disa pamjeve të marra nga disa kamera vëzhgimi. Policia, po ashtu, ka raportuar për ngjarjen vetëm pasi ka bërë identifikimin e autorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:26
Grabitja e argjendarisë në Lezhë, policia identifikon autorin 17-vjeçar e i vihet në kërkim

1660764525_252793.jpg

Policia e Lezhës ka identifikuar personin që grabiti një dyqan argjendarie mbrëmjen e djeshme. Bëhet fjalë për 17-vjeçarin K.N., banues në Lezhë.

Policia bën me dije se është vënë në kërkim të të riut dhe vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve