Gaboi objektivin dhe vrau me 14 plumba shokun e ngushtë, Stjuart Smakajn s'i mban lotët para gjykatës! Lihet në burg

Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën arrest me burg për Stjuart Smakajn autorin e vrasjes së Gledis Krajës dy ditë më parë. Smakaj sot përballë togave të zeza nuk e ka mbajtur dot vetën dhe ka shpërthyer në lot pasi siç është mësuar vrasja ka qenë aksidentale, pasi Gledis Kraja ishte shoku i ngushtë i 23-vjeçarit. Ai thjeshtë ka pranuar se ësht autori i kësaj ngjarje.

Stjuarti ka qëlluar 14 herë mbli Gledisin me kallashnikov, ndërsa në momentin e vrasjes ka qenë së bashku me të vëllanë, Sebastianin. Objektivi i Stjuartit ka qenë pronari i një mobilerie, Denis Halili, më të cilin ka patur një konflikt të çastit dhe që tregoi se si i shpëtoi plumbave.

Gjatë seancës në gjykatë Stjuarti ka qëndruar gjatë gjithë kohës me kokën ulur, ndërsa nuk ka mbajtur dot lotët. Ai nuk ka thënë asnjë fjalë për ngjarjen pasi e ka patur të pamundur, ndërsa avokati i tij, Elvis Alidodaj është shprehur:

"Ka qenë ngjarje aksidentale, pasi Stjuarti me Gledisin kanë qenë shokë të ngushtë."

Sakaq i vëllai i Stjuartit, Sebastiani, është ende në kërkim dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Në gjykata, ashtu si edhe për detajet e tjera, Stjuarti nuk ka folur asnjë fjalë për të vëllanë, pasi gjendja e tij ka qenë mjaft e rënduar psikologjikisht. 

1597916634_smakaj.jpg

Viktima Gledis Kraja dhe autori i dyshuar Stjuart Smakaj

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adela: 20/08/2020 21:06

    Keta duan guantanamon

    Përgjigju
  • BENI: 20/08/2020 20:56

    O HAJVAN NUK KANE VLERE LOTET TANI,,,FUTE NE DHE NJE TE RI KOT SE KOTI,,,SHOKUN TEND ,,,DHE E MBYLLE JETEN TENDE NE BURG,,,ATY E KE VENDIN PIS NJERI ,,,DUAN ARME MASKARENJTE NEPER SHTEPIA,,,ME TY DUHET TE FUTET NE BURG EDHE SALI BERISHA SI HAPESI I DEPOVE TE ARMEVE NE 1997....

    Përgjigju
  • vjeshta: 20/08/2020 17:09

    Si vritet gabimisht me 14 plumba? Ore,jeni në vete?!!! Ndoshta me nji plumb vritet gabimisht!

    Përgjigju
    • O pyk: 20/08/2020 18:09

      Ka gjujt bresheri e nji plumb e ka kap ate rrezikun , ka dasht me vra pronarin e mobilieris a je ne ket bot

  • Shkoder: 20/08/2020 15:43

    ky stjuarti kishte karakter mizerje i lig dhe xheloz me shoket. Mund ta kete bere edhe me qellim vrasjen e shokut, te hetohet mire

    Përgjigju
    • per kyt laperin: 20/08/2020 22:01

      nqs e ke njoft jurin prej afet smundesh mi than kto fjal po si pill motret qe keke te ka ardh kjo mundsi me leh ktu e kaq ke takat me ba

    • O shkoder: 20/08/2020 17:16

      Pse flitni kot kur nuk e dini , gjynah rrezik edhe ky

  • Genti: 20/08/2020 14:49

    Filluan lotet, po trimi qe qet pushke nuk qan,

    Përgjigju
    • Aaa: 20/08/2020 18:38

      Hahahahahah

  • toni: 20/08/2020 14:40

    llogjik kafsherore,doja te vrisja dike tjeter,sikur ai tjetri ishte qen

    Përgjigju
  • Hako: 20/08/2020 14:31

    I bej thirrje gjykates qe te liroje djalin, sepse eshte tip i ndjeshem, e ka kuptu gabimin dhe nuk e perserit.

    Përgjigju
  • artur: 20/08/2020 14:14

    shporesoj qe prokuroria te bej punen mire dhe te mos akuzohet vetem per vrasjen e shokut por edhe per arme mbajtje pa leje dhe tentative vrasje per ate robin qe done te vriste ... per motive te dobta! Enver Hoxha ngrihu na varri se kemi nevoje per ty!

    Përgjigju
    • Xhixhi: 20/08/2020 22:02

      Ishalla te degjon e ngrihet se è di sa e GJATE ESH LISTA E KETYRE plerave

  • Saimir: 20/08/2020 13:51

    fajin e ka edukata e babait te 2 mjekercjapve

    Përgjigju
    • Halil: 21/08/2020 08:12

      Bukur bravo mjekër cjapet e kanë fajin

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane

Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane