Gafa (keqdashja) e Bashës me emigrantët dhe rasti ‘Merkel’ që e rrëzon atë

Gafa (keqdashja) e Bashës me emigrantët dhe rasti ‘Merkel’ që e rrëzon atë

Lulzim Basha nuk ndalet së bëri politikë as në ditë luftë, ndërkohë që në të gjithë botën partitë janë shkrirë në mbrojtje të jetës. Por, Luli vazhdon betejën e tij politike me shpresën se mos fiton ndonjë pik politik. Sonte në studion e ‘Opinion’, përveç shume thagmave, bëri edhe një deklaratë shumë të rëndë, e cila jo vetëm është e pavërtetë, por mund të kishte kosto të rënda nëse do të ndodhte.

Basha deklaroi sonte se ata shqiptarë që vijnë nga vendet e tjera në Shqipëri, duhet të testohen dhe nëse dalin negativë të shkojnë të familja e tyre në cilindo qytet apo fshat që e ka. Kjo deklaratë e cila është më sa paku për shkak të injorancës së Bashës, është të vësh bomba me sahat në të gjitha qytetet tona. E për t'ja shpjeguar Bashës, por më së shumti qytetarëve që e ndjekin, po ju sjellim rastin e kancelares Angela Merkel (meqë Basha e mban si në foto pas shpine kur del në media).

Angela Merkel, e cila bëri testin dhe doli negativ (pasi me herët doktori i saj kishte dalë pozitiv), qëndroi për 14 ditë e karantinuar, pasi aq është periudha e inkubacionit edhe nëse del negativ. Thënë këtë, një emigrant mund të jetë infektuar një ditë përpara mbërritjes në Shqipëri dhe nuk do rezultonte pozitiv deri në 14 ditët në vazhdim. Pra, testi i bërë të nesërmen do ishte nul dhe ai emigrant mund të marrë në qafë familjen, lagjen, qytetin, vendin.

Kaq e thjeshtë është ajo që duhet të dijë Lulzim Basha, që e thonë të gjithë mjekët dhe epidemiologët, përpara se të dalë dhe të dezinformojë e të manipulojë njerëzit për kapital politik, në një moment lufte. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermir Aga: 10/04/2020 13:58

    Nuk ma lejon kultura se ne te semes te kisha nisur. Po cfare lufte more idiota te pa skrupull.

    Përgjigju
  • O tej: 07/04/2020 12:00

    Ka nevoje j per nje bibiron Lulushi

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 07/04/2020 07:17

    Lutemi qe - mediat te zbardhin me shkrim te plote, germe per germe intervisten e Fev-Ziut me Bashen, Pampersin Muzin te parave ruse ne Shqiperi, kanditat per kryeminister ne zgjedhjet e ardhshme, - psikanalistet profesioniste, te licencuar nga autoritet nderkombetare te fushes, te pershkruajne patologjite psikiatrike te secilit prej te dyve dhe te grupeve sociale ku bejne pjsse, - a jane keto patologji te rrezikshme ose jo per njerezit qe ushtrojne funksione publike, private mediatike ose shteterore, me ndikim te forte e te drejtperdrejte ndaj mases se gjere te njerezve dhe jetes se tyre ne rrethanat e kesaj pandemie COVID-19? - ne se po, cila eshte prognoza. Si duhen trajtuar shkencerisht pacientet? A jane te sherueshme keto patologji, si, ku e sa kohe zgjat trajtimi?

    Përgjigju
  • Lulushka ben shume mire qe tallet..: 07/04/2020 00:35

    Deri sa Drejtesia ka prova te mjatlftueshne ,qe ky eshte nje Kriminel .. Dhe e lene te Lire akoma.. Mjafte me kritikat Lulushka apo Serbi Sali apo Floriri me Bllok ne dore etj.. Pse nuk i plasni brenda. ! Ne Rec te Shkodres ka dhoma boshe..

    Përgjigju
    • Jim me: 07/04/2020 10:07

      E Na plasen dhe kto me te thone te drejten, prisnim drejtsi. Turp.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet