Gangsteri shqiptar me biznes në Angli! Gjykata e liroi tre muaj pasi u ekstradua, i shuajti dënimin me 15 vite burg

Gangsteri shqiptar me biznes në Angli! Gjykata e liroi tre muaj pasi u ekstradua, i shuajti dënimin me 15 vite burg

Riza Vatoci

Riza Vatoci, gangsteri Shqiptar i lokalizuar në Britani, si një i dënuar me 15 vite burg nga gjykata e Krujës dhe i shëndërruar  në Angli si një biznesmen i suksesshëm duke administruar disa lavazhe “Ekspress”, rezulton të jetë liruar në Shqipëri në 24 korrik 2012.

Ky vendim është marrë nga gjykata e Krujës, e cila ka konstatuar se Vatoci përfitonte lirimin si pasojë e shuarjes së kohës së ekzekutimit të dënimit me 15 vite burg, të dhënë nga kjo gjykatë në Mars 1996. Vatoci është gjykuar në mungesë për akuzën e “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë të Përparim Gj. me të cilin ishte në hasmëri. Kjo pasi, sipas dosjes hetimore vëllai i Përparimit, Arbeni, në kushtet e tronditjes së fortë psikike, ka varë me armë zjarri vëllanë e Riza Vatocit, Mak Vatocin.

Pas kryerjes së tentativës së vrasjes të Përparim Gj., rezulton se Vatoci, ka qëndruar disa muaj si i paraburgosur, ku çështja ishte ende në hetime paraprake. Mirëpo duke përfituar nga trazirat e vitit 1997, është larguar nga burgu, dhe më pas është nisur drejt Anglisë, duke gjetur strehim për shumë vite. Hetimi i mëtejshëm dhe gjykimi i tij janë bërë në mungesë dhe rezulton të jetë dënuar me 15 vite burgim. Në vitin 1998 vendimi për dënimin e tij ka marrë formë të prerë nga gjykata e Apelit Tiranë dhe emri i tij është përfshirë në listën e kërkimit ndërkombëtar.

 Në 12 tetor 2010 Riza Vatoci është arrestuar në Angli dhe në 17 maj 2012 ai është ekstraduar nga Anglia në drejtim të Shqipërisë. Tre muaj pas ekstradimit të Vatocit në Shqipëri, ai është liruar nga gjykata e Krujës, për shkak se ishte shuar afati 10 vjeçar i ekzekutimit të vendimit të dënimit. Me vendimin e gjykatës për lirimit e Vatocit nga qelia, ka qenë dakord dhe prokurorja e çështjes, e cila në seancë gjyqësore ka sqaruar se:”… Riza Vatoci ka vuajtur një pjesë të dënimit prej 5 muaj 26 ditë burgim, duke i mbetur për të vuajtur 14 vjet 6 muaj 4 ditë burgim. Mosvuajtja e kësaj pjese të dënimit ka ardhur si pasojë e mosgjetjes dhe largimit të tij në drejtim të paditur, megjithatë shpalljen si person në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi dhe kapja e të dënuarit Riza Vatoci për qëllime ekstradimi është bërë nga autoritetet angleze më date 12 tetor 2010,pra pasi është plotësuar afati ligjor me 10 vite, i parashkrimit të ekzekutimit të dënimit…”.

Nisur nga kjo situatë, gjykata e Krujës ka vendosur: “...parashkrimin e ekzekutimit të dënimit prej 15 vitesh burgim, të dhënë ndaj Riza Vatocit dhe lirimin e menjëhershëm të tij…”. Teksa ka marrë lirinë në Shqipëri, Riza Vatoci është rikthyer sërisht në Angli, ku momentalisht administron disa lavazhe “Ekspress” në Bognor Regis, West Sussex.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë