Gara botërore e karikaturës! Shqipëria në krye me Arben Meksin, ‘Bashkëjetesë dhe identitet’ mes tre veprave më të mira nga 882 punime!

Gara botërore e karikaturës! Shqipëria në krye me Arben Meksin, ‘Bashkëjetesë dhe identitet’ mes tre veprave më të mira nga 882 punime!

'Bashkëjetesë dhe identitet' nga Arben Meksi

Artisti Arben Meksi ka fituar çmimin e tretë në konkursin ndërkombëtar të karikaturës të mbajtur në Zagreb të Kroacisë “Letërsia në karikaturë”. Medaljen e bronzit karikaturisti vlonjat e mori në veprën me temë “Bashkëjetesë dhe identitet”, ku ka realizuar dy figura emblematike të dy qytetërimeve Don Kishotin dhe Nastradin Hoxhën, që takojnë gotat e dollisë miqësisht. 

 

Në këtë edicion të 29-të të kësaj gare, Meksi u vlerësua me medaljen e bronxtë për metaforën e goditur, humorin, por edhe realizimin artistik të veprës. Në konkurs morën pjesë 389 artistë nga 64 vende të botës dhe u paraqitën 882 punime. Qëllimi i këtij konkursi ishte që përmes personazheve shumë të njohur të letërsisë botërore të vendosur në situata të ndryshme të përcilleshin përmes humorit, filozofisë e simbolikës  mesazhe universale. Kompeticioni në vazhdimësi të tij ka trajtuar tema që shqetësojnë njerëzimin në botë.

Ky çmim, ka një rëndësi të veçantë pasi Shqipëria nuk po kalon një nga momentet më të mira të saj sa i përket zhanrit të karikaturës, të neglizhuar institucionalisht

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)