Gara brenda PD-së, shtohet
rivaliteti, ja kandidati i katërt

Gara brenda PD-së, shtohet<br />rivaliteti, ja kandidati i katërt
Pas Lulzim Bashës, Selamit dhe Astrit Sinanajt sot ka shpallur kandidaturën për kryetar të PD edhe një tjetër emër.
 
Ai është Erion Piciri, anëtar i PD-së, njëherësh edhe pjesë e listës se kandidatëve për deputet në Tiranë.
 
Erion Piciri shkruan në faqen e tij në Facebook se sot ka depozituar kandidaturën, ndërsa thotë se programi i tij  synon të instalojë në krye të PD-së një lidership autentik, gjithëpërfshirës, të vendosi garën për çdo post partiak dhe publik.
 
Ai thotë se PD është në krizë ndërsa zgjedhjet duhet të shtyhen. “Mbajtja e zgjedhjeve me 22 korrik eshte e nxituar, joproduktive dhe ndarese, jo bashkuese dhe konsensuale.
 
Koha është e papërshtatshme dhe pamjaftueshme për një garë të ndershme. Kam besimin se organet e partisë do institucionalizojnë procesin dhe do zgjedhin një datë të arsyeshme në fillim vjeshte, në respektim të statutit dhe standardeve
” deklaron ai.
 
Zgjedhjet janë parashikuar në datë 22 Korrik, ndërsa grupi anti-Basha, por edhe kandidati i fundit deri tani kërkojnë shtyrjen e tyre.
 
Deklarata e Erion Picirit
Sot depozitova kandidaturën time për kryetar të Partisë Demokratike. Në këto momente të vështira që po kalon opozita shqiptare dhe vendi në tërësi, e ndjej si detyrim politik dhe qytetar të jap kontributin tim në ringritjen e kësaj partie historike. Prej 25 vjetësh e ndjek dhe studioj politikën, e kam pjesë të preokupimit profesional dhe besoj se me pjekurinë e moshës dhe formimit të konsoliduar akademik, mund të jap një kontribut vendimtar në ringritjen e një opozite të bashkuar, luftarake dhe mobilizuese në mbrojtje të interesave tona shoqërore.
 
Programi im synon të instalojë në krye të PD-së një lidership autentik, gjithëpërfshirës, të vendosi garën për çdo post partiak dhe publik, të rikthejë konceptin e një partie ideologjike, vlerash dhe kauzash, të ridimensionojë PD-në si parti mazhoritare masash nga e djathta konservatore deri tek qendra social-liberale, të bashkojë të rinjtë dhe të vjetrit, të konsolidojë rolin e grupeve themeluese (të përndjekur, pronarë të vërtetë, të diskriminuar krahinorë dhe fetarë), të rrisi peshën e grupeve udhëheqëse të shoqërisë (intelektualët, sipërmarrësit dhe të rinjtë), të krijojë kultin e moralit, njeriut të zot dhe rezultatit, të kufizojë rolin e kryetarit dhe të forcojë rolin e figurave fituese me përgatitje dhe potencial elektoral.
 
Mbajtja e zgjedhjeve me 22 korrik eshte e nxituar, joproduktive dhe ndarese, jo bashkuese dhe konsensuale. Koha është e papërshtatshme dhe pamjaftueshme për një garë të ndershme. Kam besimin se organet e partisë do institucionalizojnë procesin dhe do zgjedhin një datë të arsyeshme në fillim vjeshte, në respektim të statutit dhe standardeve. Kështu do rritet uniteti dhe besimi i të gjithëve tek misioni, procesi dhe vetë lidershipi i PD-së. Kështu hyjnë në garë të gjithë potencialet konkuruese të opozitës, aq te nevojshem ne kete moment renieje te thelle elektorale. Partia Demokratike, ashtu sic këmbënguli për zgjedhje të lira dhe të ndershme në rang kombëtar, do gjejë mëncurinë të krijojë kushte për zgjedhje të drejta dhe të ndershme në gjirin e saj.
 
PD ka hyre ne nje krize rezultati, ne nje krize besimi te lidershipit dhe mund te hyje ne krize institucionale dhe mediatike nese nuk ve ne funksion mekanizmat demokratike te konkurimit. Lenia ne dore te ketij procesi te atyre qe jane traumatizuar nga humbja e gares mund te kete pasoja mbi vete unitetin dhe ringritjen e kesaj partie.
 
Tani eshte koha qe te gjithe te ruajme qetesine, te ruajme funksionimin statutor te partise, te gjejme unitetin dhe konsensusin per nje gare te hapur dhe te ndershme per te gjithe...

 
KUSH ESHTE KANDIDATI ERION PICIRI?
Erion Piciri (PhD) ka lindur me 3 mars 1973, ne Tirane. Ka jetuar, punuar dhe studiuar prej 18 vitesh ne Athine, Bukuresht dhe New York. Ai eshte lektor i lidershipit dhe komunikimit politik, drejtor-themelues i Institutit te Lidershipit, ne Tirane. Pergjate viteve eshte marre me mesimdhenie, drejtim dhe konsulence.

Background-i i tij akademik dhe profesional eshte pasuruar me nje eksperience tre vjecare ne SHBA, ku u diplomua ne Universitetin Fordham te New York-ut, Sh.B.A., ne Shkenca Politike – (Master of Arts) Zgjedhje dhe Manaxhim Fushatash si dhe ndoqi disa graduate courses ne Universitetin e Harvardit. Ne Mars 2011 (Washington D.C.), vleresohet me nje cmim nga Shoqata Amerikane e Keshilltareve Politike.

Me heret, pergjate viteve 2008 deri ne 2010, ai ka mbajtur detyren e Drejtuesit te Departamentit te Shkencave Politike & Administrative, si dhe zv. Rektorit per Politika dhe Zhvillim Institucional ne Albanian University. Ne vitet 2015-16 ai drejtoi Qendren per Lidership dhe Qeverisje Demokratike ne po kete universitet.

Ne vitin 2007 ka marre titullin e Doktorit te Shkencave ne Bukuresht, Rumani, me tezen: “The Decision-Making Process at the Level of Public Health Policy”. Nga viti 2003 deri me 2007 ka qene kerkues shkencor prane Departamentit te Menaxhmentit dhe Politikave te Shendetit Publik ne UMF “Carol Davila”, ne Bukuresht.

Me heret Erion Piciri, ka kryer studimet bachelor ne Shkenca Politike ne Bukuresht, ku eshte diplomuar gjithashtu ne studimet master ne Shkenca Administrative, Hapesira Publike Europiane, Komunikim Politik-Marketing Elektoral dhe Politik si dhe Studime mbi Sigurine. Ne formimin e tij akademik perfshihen edhe studime te tjera pasuniversitare ne te Drejte Nderkombetare, Menaxhim dhe Ekonomi. Ai ka publikuar ne rumanisht: Politikat Publike si dhe Imazhi i Institucioneve Publike. Ne proces perfundimi eshte libri ne shqip: Ndryshimi i mendesise dhe lidershipit.

Ne pervojen e tij mesimdhenese dhe trajnuese perfshihen Politikat e Krahasuara, Komunikimi Politik dhe Marketingu Institucional, Qeverisja, Fushatat Elektorale dhe Lidershipi Politik.

Erion Piciri eshte simpatizant dhe votues i Partise Demokratike nga viti 1990, antar i saj nga viti 2003, kontribues si keshilltar politik dhe elektoral ne periudha te ndryshme, trajnues lidershipi dhe fushatash i te rinjve te PD-se, pjese e listes per kandidate per deputete ne qarkun e Tiranes, ne vitin 2017/
CV publikuar nga kandidati ne Facebook



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës