Gara për 60 hetuesit e 'FBI'-së shqiptare, kandidatët kallëzim penal, BKH: Monitorohemi nga Ndërkombëtarët

Gara për 60 hetuesit e 'FBI'-së shqiptare, kandidatët kallëzim penal, BKH: Monitorohemi nga Ndërkombëtarët

Foto ilustruese

Gara për hetuesit e BKH-së është në fazë e katërt, por ndërkohë që Komisioni për Vlerësimin është duke korriguar esetë 8 kanidatë kanë kallëzuar për falsifikim të formularit të testit fizik.

Në një përgjigje për kallëzimin e bërë, BKH shkruan se puna e tyre përzgjedhëse monitorohet nga një komision ndërkombëtar.

'Të gjithë hapat e procesit të përzgjedhjes, shumë prej tyre të ndërtuar sipas modelit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në Shtetet e Bashkuara, janë rishikuar prej një Komisioni Ndërkombëtar për të siguruar një proces të drejtë dhe transparencë', shkruhet në njoftimin e BKH.

Reagimi i BKH-së për kallëzimet e kandidatëve
Byroja Kombëtare e Hetimit, me qëllim përmbushjen e detyrimeve të saj ndaj popullit shqiptar, duhet t’ju përmbahet standarteve më të larta. Me këtë qëllim, kriteret për t’u bërë një hetues janë të vështira dhe janë zgjedhur të tilla për të krijuar një grup unik dhe të përzgjedhur hetuesish. Të gjithë hapat e procesit të përzgjedhjes, shumë prej tyre të ndërtuar sipas modelit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në Shtetet e Bashkuara, janë rishikuar prej një Komisioni Ndërkombëtar për të siguruar një proces të drejtë dhe transparencë. Keta hapa përfshijnë verifikimin e aplikuesve për përmbushjen e kritereve, provimin me shkrim të arsyetimit logjik, testin fizik, shkrimin e esesë, intervistën me panel, testin e poligrafit dhe verifikimin e pasurisë dhe figurës. Ndërkohë që kandidatët kanë hedhur këta hapa, janë duke u mbikëqyrur prej një komisioni të përbërë nga tre prokurorë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të përzgjedhur në mënyrë rastësore, dhe prej Komisionit Ndërkombëtar për të siguruar që këto faza kryhen dhe pikëzohen në mënyrën më të drejtë dhe transparente të mundshme. SPAK beson se këto standarte të larta do të jenë faktorë të rëndësishëm për të siguruar që hetuesit e BKH-së janë të përgatitur dhe të aftë për të kryer punën e vështirë që i pret para.

er.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leonidha: 02/11/2020 16:01

    lereni FBI-ne ne punen e vet dhe nderprisni shakate me perzgjedhjen e hetuesve te rinj.Populli shqiptar kerkon te beni transparence dhe te zbatoni ligjin shqiptar per proceduren dhe per praktiken e perzgjedhjes se hetuesve te BKH-se.U ka plasur skandali ne dore dhe kerkoni pa pike turpi mbeshtetjen e ambasadores amerikane.Jeni te degjeneruar.Vetem publikimi i rezultateve te cdo kandidati ne testin fizik,dokumenti i firmosur nga kandidatet ne gare do tregoje se kush ka te drejte.Fakti qe kembengulni ne deklarata te pergjitheshme duke iu referuar ushtrimeve te FBI-se amerikane etj etj dhe nuk tregoni rezultatet faktike te gares fizike tregon se e keni manipuluar garen dhe e keni shnderruar ate ne nje farse,duke e mbushur listen me miqte tuaj,te politikaneve e te kuadrove te ndryshem,qe jane te interesuar te kene aty njerezit e tyre,per cdo rast nevoje.Jazek ju qofte,duke filluar nga Aida Hajnaj e duke vazhduar me Dritan Premcin,zonjen Millonai,Vlashi Maren,Arben Krajen dhe kedo qe eshte perfshire apo ka mbyllur syte perpara ketij kryeskandali.Te fallsifikohen rezultatet e gares nga vete BKH-ja eshte dyfish me poshteruese jo vetem per kandidatet e familjet e tyre por edhe per te gjithe ata qe presin te behet drejtesi ne kete vend.Tu themi te keni turp s'ja vlen se ju e keni ngrene turpin me buke.Turpi eshte per ata qe kane ndjenja turpi dhe jo per te pacipet qe kane gatuar kete megaskandal!Vetem gjykata mund te vere drejtesi,nese dhe atje nuk jane hedhur kthetrat e mafies shqiptare,e cila ka leshuar rrenje dhe ne BKH-ne e pa krijuar ende.Keqardhje dhe per mbeshtetjen pa kufi te zonjes Kim per Aida Hajnajn,megjithese e shikon dhe e kupton se eshte deformuar procesi,jane manipuluar rezultatet,nuk eshte bere transparence dhe kembengulet si mushka ne kete manipulim te paster te procesit dhe kompromentim te imazhit te BKH-se,ende pa u formuar akoma.Lere me te presim me pas lufte kunder krimit te organizuar e pastrim te politikes shqiptare,kur vetem per kete proces te thjeshte u desh te fusin duart e tyre te ndyra per ta bastarduar!Do vijohet lufta kunder krimit e korrupsionit,duke i ndare politikanet e kriminelet ne te mite e te tute,ne te nenes e te babes dhe kumbara do jete ,me sa duket ,zonja Kim! Suksese!!!?

    Përgjigju
  • Akrepi: 28/10/2020 20:34

    Besoj se jo vetem inteligjenca , por edhe populli i thjesht eshte me njohie nepermjet medies , por edhe drejtpersedrejti , me BE-ne . Ne Shqiperi kemi probleme , por nuk duhet ti cojme me tej . Udheheqesit e partive kryesore , Kryeministeri , Presidenti , Kryetari i kuvendit , Kryetari i opazites , duhet pa tjeter te lene menjeane interesat e tyre te ngushta , dhe te ket marrveshie besimi , ndermjet tyre . Kjo fushate elektorale , ka marre nje rruge pa krye ; sigurisht ne dem te popullit . Prandaj , te gjith politikanet , te digjojne Bashkimin Evropian , per te c'aktivizuar kete lufte te pa precedent , kete bombe me sahat , qe po zhvillon , gjithe politika shqipetare . Ne krye te pushtetit , nje koalicion --apo parti politike-- do te jete , cila ka punuar me mire , dhe ka besim populli . Te gjitha palet , te pregatitin dhe zbatojne mire , detyrat e tyre ,te behen votime te qeta dhe te pasera , dhe pushtetin ta gezoje , ai koalicion apo parti , qe ka besim populli .

    Përgjigju
  • E verteta: 28/10/2020 20:26

    O felliqesira! Shpallni listen me rezultatet e secilit kandidat. Lerini llafet. Nuk ka asnje ankese per shkallen e veshtiresise. SHPALLNI LISTEN ME REZULTATET E SECILIT KANDIDATE,sic e shpallet ne testin llogjik.

    Përgjigju
  • Pali: 28/10/2020 19:56

    Kjo BKH supozohet qe eshte ngritur sipas nje ligji ne Shqiperi, miratuar nga Kuvendi. Pra menyra e marrjes ne pune bazohet ne ate ligj dhe aktet ne zbatim te tij. Tani ose jemi budallos te gjithe ose nje organ qe supozohet te veproje konform ligjeve te vendit, deklaron se vepron sipas modelit te nje organi te nje shteti tjeter, qe rregullohet sipas ligjeve te atij shteti. Asnje fjale per ligjin shqiptar! Dhe pale do merren me zbatimin e ligjeve speciale. Mire qe referoni FBI por te pakten lexoni qe ajo eshte krijuar pa ligj fare.

    Përgjigju
  • Reality: 28/10/2020 18:24

    Publikoni piket, beni transparence dhe lerini llafet, se jemi mesuar me llafet tuaja. Te korruptuar....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditen shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditen shqiptarët