Gara për Kryeprokuror, KLP miraton të hënën listën e 4 kandidatëve

Gara për Kryeprokuror, KLP miraton të hënën listën e 4 kandidatëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se do të shpallë ditën e hënë renditjen e kandidatëve për Kryeprokurorë. Kjo është mbledhja e 28 e këtij institucioni dhe do të mbahet në orën 12:00.

Aktualisht në postin e kryeprokurorit është Arta Marku, e cila ka aplikuar për të kandiduar sërish. Po kështu në garë për këtë post janë edhe Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Allushaj.  Nga këta të tre vetëm Olsian Çela ka kaluar vettingun me vendim të formës së prerë.

Në ktë mbledhje janë ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vёzhgues tё tjerё tё akredituar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Lautaro në lot: Një ëndërr, tani s'e mendoj rinovimin

Lautaro në lot: Një ëndërr, tani s'e mendoj rinovimin