Gara për Kryeprokurorin! Shkon në Kuvend lista me tre emrat, i pari Olsian Çela

TIRANE-Brenda 30 ditëve Shqipëria do të ketë emrin e ri të Prokurorit të ri të përgjithshëm me mandat të plotë 7-vjeçar. Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka dërguar sot Kuvendit listën me tre kandidatët për Kryeprokuror. Pas intervistimit nga KLP-ja dhe renditjes së kandidatëve, nuk pati asnjë ankesë. Tashmë emrat do i shkojnë Kuvendit për të zgjedhur mes tre kandidatëve.

I pari në listë u rendit prokurori Olsian Çela me 459 pikë, ndjekur nga kryeprokurorja aktuale me mandat të përkohshëm Arta Marku me 406 pikë dhe prokurorja Fatjona Memçajm me 362 pikë. Prokurori i Përgjithshëm do zgjidhet me tre të pestat e votave.

Nëse parlamenti dështon në zgjedhjen e njërit prej tre kandidatëve, brenda 30 ditëve nga marrja e propozimeve, atëherë emërohet automatikisht ai që është i renditur i pari në listë, Olsian Çela.

Letra e Gent Ibrahimit drejtuesi i KLP drejtuar Kuvendit per Kryeprokurorin e ri

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë