Gara në Gjykatën e Lartë, zbardhen emrat e 8 juristëve që plotësojnë kushtet

TIRANE-Tetë janë juristët që kalojnë fazën e parë të verifikimit duke vijuar garën për në Gjykatën e Lartë. Nga 22 kandidatë që aplikuan, 13 nuk janë kualifikuar, njëri është tërhequr dhe vetëm 8 kanë mundur që të kalojnë këtë fazë për të vijuar garën.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar listën me emrat që kanë kaluar duke vijuar garën dhe atyre që nuk janë kualifikuar, por edhe asaj që është dorëhequr. Mes emrave të njohur që vijojnë garën janë Theodhori Sollaku, ish-Prokuror i Përgjithshëm, por edhe Sokol Sadushaj, që është drejtori i Shkollës së Magjistraturës.

22 kandidatët aplikuan për tre vendet vakante në Gjykatën e Lartë. Tashmë Këshilli i Lartë Gjyqësor do të përzgjedhë fituesit nga tetë kandidatët që janë në garë për në Gjykatën e Lartë.

Sot pritet që të shpallet vakanca edhe për një tjetër vend në Gjykatën e Lartë pas shkarkimit të kryetarit të këtij institucioni nga vettingu, Xhezair Zaganjori. Aktualisht Gjykata e Lartë ka mbetur vetëm me një anëtar, Ardian Dvoranin, që është edhe kryetar i KED-së, pasi të tjerët, disa u shkarkuan nga vettingu dhe të tjerët u larguan vetë.

Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë, ku 16 prej tyre duhet të jenë gjyqtarë karriere dhe 3 nga avokatia, shoqëria civile, pedagogë ose jurist i shquar me mbi 15 vjet punë. Të parët që do të zgjidhen për anëtarë të kësaj gjykate, do të jenë 3 anëtarët që vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë.

Emrat e kualifikuar
Jetmira Rragami
Ervin Pupe
Rezarta Melo
Theodhori Sollaku
Kestrin Katro
Sokol Sadushaj
Ilir Panda
Ardita Alsula

E dorëhequr
Irena Nino

Skualifikohen
Segjio Mazreku
Ndue Pjetra
Ergys Misha
Aldona Sulaj
Lindita Troja
Alma Loci
Hermina Albunesa
Agron Lamaj
Vjosa Bodo
Shaqir Hasanaj
Anton Lleshaj
Altin Binaj
Jordan Daci

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 11/09/2019 14:07

    reforme eeeeeee...te gjithe o te pushuar, o te degjeneruar kur kane qene neper poste politike!!!

    Përgjigju
  • kaspershak: 11/09/2019 13:26

    Hahahahahahaha, Dhori, Sokoli,Katro, Alsula. Hiqja Lenes, veja Prenes. Mbase duhen pyetur edhe ortaket e kazinone, sepse Shish nuk funksionoka.

    Përgjigju
  • Ops: 11/09/2019 12:54

    Me sollakun e pasket rregulluar mobetin, drrejtesi po beni, mezi pres te kthehem nga Europa qe te shoh drrejtesin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS