Gara për të mbijetuar/ SHBA grumbullojnë gjithë rezervat e ‘ilaçit të shpresës’, BE-ja me ‘duar bosh’ negocion me kompaninë ‘Gilead’ (VIDEO)

Në përpjekje për të shpëtuar sa më shuma jetë nga infeksioni i koronavirusit, në të gjithë botën ka nisur gara e grumbullimit të sa më shumë rezervave të Remdesivir, atij që nga shumë është quajtur si ‘ilaçi i shpresës’.

Disa orë pas lajmit se Shtetet e Bashkuara kishin siguruar pothuajse të gjithë prodhimin tremujor botëror të këtij ilaçi, disa zëra ekspertësh janë ngritur kundër Uashingtonit kurse Brukseli zyrtar ka filluar të lëvizë për të siguruar atë që sot duket se është ilaçi i vetëm që ndihmon të sëmurët nga Covid.

Stefan De Keersmaecker, zëdhënës i Unionit Europian deklaroi se "Komisioni Europian aktualisht po negocion me Gilead (prodhuesi farmaceutik amerikan i Remdesivir) për të rezervuar doza për vendet anëtare të BE-së". Ai gjithashtu theksoi se nuk mund të jepte detaje të mëtejshme për shkak të konfidencialitetit të negociatave.

Andrew Hill, studiues i Universitetit të Liverpool-it, pjesë e testeve klinike për efektivitetin e ilaçit, tha se ‘është e papranueshme që një vend i vetëm të grumbullojë gjithë rezervat e Remdesivir’ teksa kujtoi se në studim ishin përfshirë  pacientë nga e gjithë Europa, të cilët rrezikuan shëndetin e tyre për të testuar ilaçin.”

Deri tani Remdesivir duket se është i vetmi që funksionon te pacientët Covid. Ai është gjithashtu i vetmi i aprovuar për trajtim nga agjensia evropiane e ilaçeve (Ema), por mesa duket Europa nuk mund të ketë akses mbi të deri në vjeshtë.

Në fakt, autoritetet amerikane kanë siguruar mbi 500,000 doza trajtimi deri në shtator, e cila përfaqëson 100% të prodhimit të pritshëm të Galaadit për muajin korrik, 90% të prodhimit të gushtit dhe 90% të prodhimit të shtatorit.

Remdesivir zvogëlon kohët e rikuperimit për pacientët e shtruar në gjendje të rëndë në spital, nga 15 në 11 ditë. Efekte premtuese nuk janë vërejtur te pacientët mesimptoma të buta apo të moderuara.

Sipas ekspertëve, një trajtim i plotë kërkon një mesatare prej 6.25 ampulash të Remdesivir dhe kushton afro 3,200 dollarë. Ilaçi tashmë është miratuar për përdorim edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Japoni.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Asambleja e KiE voton pro anëtarësimit të Kosovës, ministri Hasani: Një tjetër moment historik

Asambleja e KiE voton pro anëtarësimit të Kosovës, ministri Hasani: Një tjetër moment historik