‘Garda e vjetër’, Bardhi për Report TV: Kthehuni për PD-në! Kush garon në zgjedhje, të heqë dorë nga pozicionet politike (VIDEO)

Nuk flet me emra konkret, por  Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka një mesazh për të gjithë ata që ndonëse janë shprehur kritikë të lëvizjeve politike të kryedemokratit Basha,  duhet të vijojnë të japin kontributin e tyre, e kjo sipas Gazment Bardhit nuk duhet bërë për post, por në emër të atyre që i kanë besuar.

 “Cilido prej nesh që ka marrë një mandat përfaqësimi edhe kur humb karriget duhet të jenë në shërbim të demokratëve, dhe jo vetëm kur largohen nga karriget. Detyra si  demokrat dhe zyrtar i PD që nesër do jem ish-zyrtar do të jetë i njëjti për t'i shërbyer interesat të demokratëve. Unë nuk jap mesazh për askënd  me emra të përveçëm por secili prej nesh duhet të kuptojë që kur ta humbin përfaqësimin politik duhet të punojmë për interesimin e demokratëve”, tha Bardhi.

Për të qenë deputet apo kryebashkiak në zgjedhjet e ardhshme, PD-ja u kërkon, drejtuesve të degëve të zhvishen nga pozicioni politik, dhe koha që kanë në dispozicion është 5 ditë nga miratimi i udhëzimit të brendshëm që të djathtët vulosën dje në selinë blu.

 “Lidershipi  i partisë do të jenë persona që do të monitorojnë procesin, përfshirja e tyre do të nënkuptonte një konflikt të pastër interesi, kurse për kryetarët e degëve do të heqin paraprakisht dorë nga pozicioni politik, sepse duhet të jenë të barabartë brenda vetes”, u shpreh sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi.

Bardhi beson se strategjia e tanishme e PD-së për kandidatët për zgjedhje nga anëtarësia, do t’u sigurojë fitoren demokratëve, e për këtë ata ndihen gati për garë, edhe nëse do të mbahen zgjedhje të parakohshme.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gaz Marmida: 27/06/2020 10:41

    Jepi gaz po te eshte care marmida o Gaz kavajsi te eshte bere telef zorra

    Përgjigju
  • Daku: 27/06/2020 07:07

    Po cfar pd je thua mor qyqar qe kur u krijua e deri me sot esht parti kriminele deri sa sali krimineli edht de fakto kryetar.....nuk beheni njerez ju jo .....ou sa jan aty per burg ....

    Përgjigju
  • Haha: 26/06/2020 22:35

    Gaz torollaku

    Përgjigju
  • Ritmo: 26/06/2020 19:34

    Sbehet Ritmo sportive me motor te vjeter dhe llaska Benzi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët