'Garë e barabartë në Superligë', FSHF cakton orare të njëjta për javën e 32-të

'Garë e barabartë në Superligë', FSHF cakton orare të njëjta për javën e 32-të

Nga ndeshja Kukësi- Teuta

Të gjitha ndeshjet e javës së 32-të të Superligës do të luhen të shtunën në orën 15:00. Ky është njoftimi më i fundit i FSHF-së, e cila ka vendosur që në këtë javë për të evituar tolerimet mes ekipeve, ndeshjet të luhen në të njëjtën kohë.

Ky është një problem për të cilin jo pak skuadrat të cilat kanë rënë pre e 'klaneve' në Superligë. Federata Shqiptare e Futbollit për të garantuar transparencën në rezultate pasi dhe skuadrat janë në prag të përfundimit të sezonit e duan me çdo kusht të arrijnë objektivat. 

Kjo metodë pritet të vijojë deri në fund të kampionatit ndërsa përjashtim mund të bëjë vetëm derbi Partizani- Tirana i cili është përcaktuar të luhet të hënën e 13 majit për shkak të interesimit të lartë të tifozëve. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden nënshkruan ndihmën prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Presidenti Biden nënshkruan ndihmën prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin