Garoi në siglën e partisë Sfida/ Kolegji i refuzon mandatin e deputetit! Report TV siguron ekskluzivisht vendimin e parë të Kolegjit Zgjedhor

Garoi në siglën e partisë Sfida/ Kolegji i refuzon mandatin e deputetit! Report TV siguron ekskluzivisht vendimin e parë të Kolegjit Zgjedhor

Tasim Mehmeti

TIRANË- Report Tv siguron ekskluzivisht vendimin e parë të Kolegjit Zgjedhor pas ngritjes së KQZ me Kodin e ri Zgjedhor.

Bëhet fjalë për mandatin e Tasim Mehmetin, të cilën KQZ me në krye Denar Bibën ia refuzoi. Po të njëjtin vendim la në fuqi edhe Kolegji Zgjedhor.

Në vendimin e siguruar nga gazetari Arsen Rusta, thuhet se padia e Mehmetit është e pabazuar në ligj. Kjo sepse në argumentin që Kolegji Zgjedhor jep është se Mehmeti nuk legjitimohet si paditës, pasi ai nuk ishte subjekt zgjedhor, por ‘Sfida’ me të cilin ka kandiduar dhe nga shpërndarja e mandateve, kjo parti s’ka qenë pjesë e koalicioneve.

"Përfundimisht, padia e paditësit Tasim Mehmeti është e pabazuar në ligj e në prova jo vetëm se ai nuk legjitimohet individualisht (pasi nuk është subjekt zgjedhor) të vërë në lëvizje Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor, por edhe sepse në themel pretendimet e tij janë të pabazuara. Duke qenë një nga kandidatët për deputet në qarkun Vlorë të partisë “Sfida për Shqipërinë”, e cila bazuar në votat e zgjedhësve nuk ka marrë mandate deputeti dhe njëkohësisht nuk ka qenë pjesë e ndonjë koalicioni që ka fituar mandate, atëherë në kuptim të nenit 164 të Kodit Zgjedhor, paditësi Tasim Mehmeti nuk mund të pretendojë ndonjë të drejtë për të fituar mandat deputeti në Kuvendin e Shqipërisë. Për këtë arsye Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, bazuar në nenet 158, 159 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Rrëzimin e padisë së paditësit Tasim Mehmeti.   Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.  U shpall sot në Tiranë, më datë: 16.10.2020", thuhet në dokument. 

 

( Kliko këtu ) Vendimi i parë i Kolegjit Zgjedhor për mandatin e deputetit Tasim Mehmeti

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, rrëzohet nga 158 deputetë

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, rrëzohet nga 158 deputetë