Gati i ri këndi i ri i lojërave te Liqeni Artificial, oaz ekologjik për lojën e të vegjëlve

Gati i ri këndi i ri i lojërave te Liqeni Artificial,  oaz ekologjik për lojën e të vegjëlve

Bashkia e Tiranës njofton se së shpejti të vegjlit e kryeqytetit, dhe jo vetëm, do të kenë gati një kënd fantastik lojërash, i cili i shtohet parkut të madh të Liqenit Artificial.

Bashkia e Tiranës, me mbështetjen financiare të TIKA-s dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, po vijon punën për një shesh të ri pushimi, me kënd lojërash për fëmijë dhe mjedis çlodhës për të rriturit.

Tashmë arkitektët e peizazhit po kujdesen për detajet e fundit tek “Këndi Tika”, ku u shtrua batanija greenfix, si dhe u hodh fara e barit duke krijuar oazin ekologjik për lojën e të vegjëlve. Sheshi i ri rekreativ po ndërtohet në një nga hapësirat e papërdorura të Parkut të Liqenit, në zonën jugore të tij me një sipërfaqe totale 5500 metra katror.

Me përfundimin e këtyre punimeve, kjo zonë do të shndërrohet në këndin e dytë më të madh të lodrave në Tiranë, pas atij te liqeni në pjesën e Amfiteatrit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?