Koordinatorja e platformës ‘Gati për Shqipërinë’, Bora Muzhaqi ironizon Rovena Vodën: Nuk hyn në lojë miku, as larg qoftë ‘arkat e peshkut’

‘Në platformën Gati për Shqipërinë, nuk hyn në punë, as miku, as partia, as larg qoftë arka e peshkut’! Kështu ka deklaruar në një konferencë për shtyp koordinatorja e kësaj platforme Bora Muzhaqi, duke ironizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ish zv.ministren e brendshme Rovena Voda, e cila u arrestua për korrupsion, pasi kishte premtuar një vend pune, ku veç parave, për rryshfet i ishte dhuruar edhe një arkë peshk. Teksa u pyet nga gazetari i Report Tv, Ermal Qori, në lidhje me burokracitë për punësimin në shtet, zv.ministrja tha se në këtë platformë nuk hyn në lojë as miku e as larg qoftë ‘arka e peshkut’.

‘Ky ka qenë një format aplikimi, ku nuk hyn në lojë, as partia, as miku, as larg qoftë arkat e peshkut.’- tha zv.ministrja Muzhaqi.

Në platformën ‘Gati për Shqipërinë’ një nismë e iniciuar nga kryeministri Edi Rama, pas fitimit të mandatit të tretë, për të ftuar sa më shumë të rinj, të arsimuar brenda dhe jashtë vendit, që të bëhen pjesë e administratës dhe të kontribuojnë për vendin, kanë shprehur interes shumë të rinj. Zv.ministrja e Arsimit, Bora Muzhaqi, njëkohësisht koordinatore e platformës tha sot në një deklaratë për mediat se kanë aplikuar 701 të rinjtë nga fusha të ndryshme, ku kryeson fushat e ekonomike, jurisprudenca, teknologjia e informacionit e etj. Muzhaqi tha se 51% e aplikuesve jetojnë jashtë Shqipërisë dhe 49% jetojnë brenda vendit.

‘Jam një shqiptare e kthyer nga jashtë për të kontribuar këtu në vendin tim. Jam e lumtur të them se ka pasur shumë interes nga të rinj dhe të reja. Ky program do të jetë i hapur pa afat. Çdo aplikim do të konsiderohet me shumë interes. ‘Gati për Shqipërinë.al’. Deri dje janë regjistrua 701 aplikime nga fusha më të ndryshme, ku kryeson fusha ekonomike, juspridenca, mjekësia, shkenca e teknologjisë së informacionit etj. 51% e aplikuesve jetojnë jashtë Shqipërisë. Kanë marrë pjesë 483 aplikues gjatë dëgjesave me kryeministrin. Kemi realizuar takimet e para me 70% të aplikuesve. Po planifikojmë hapësirat e përfshirjes për të siguruar konceptin e nëpunësit digjital.’- tha zv.ministrja Muzhqi.

Kujtojmë se pas fitorës në zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama shpalli nismën 'Gati për Shqipërinë' ku u ka kërkuar të rinjve ekselentë në Shqipëri dhe jo vetëm, ide dhe plane për qeverisjen në mandatin e tretë.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berta: 22/07/2021 16:22

    Po te pakten e paska kapur shqipen bora se nuk merrej vesh ku e ngiste llafin

    Përgjigju
  • Barnaba: 22/07/2021 14:05

    Sa i merzit ky artikull antishqiptaret shqipfoles, qe urrejn faktin se shumica qeverisese po terheq njerez me integritet, patriota dhe profesionist te arsimuar ne vende perendimore. Tru-shplaret nuk len asnje portal lajmesh dhe asnje forum shqip pa u versulur me komente qe perhapin pesimizem dhe keqinformim. Lexoni historine o te mjere, o trushplare qe mendoni se i perkisni etnise greke...

    Përgjigju
    • Barnaba: 22/07/2021 19:40

      Pergjigje per 3 komentuesit: - Nje zonjush si Bora, e diplomuar ne London School of Economics, universitet me fame boterore, s'ka nevoj per avokatine time per sa i perket aftesive profesionale. - Integritetin zonjusha e tregoi duke mos kursyer sulmin kundrejt kolegeve qe turperojn vendin. Tregoi edhe patriotizem duke lene Angline per te dhene kontribut ne Shqiperi. - Me ministrin e brendshem po merret drejtesia. Ai ende nuk ka shpetuar. Dhe as nuk kam ndermend te bej as avokatin e tij. As te jap justifikime per denimin e vonuar. Gjithsesi, rasti ne fjale nuk mund te jete KURRE evidence se PS = PD dhe as se sistemi aktual i drejtesise eshte i barabarte me te vjetrin. Sepse per ish-ministrin socialist ka indicje se lejoi trafik kanabisi, kurse per ish-ministrat e PD-se ka firma ne marreveshje ku kryhet TRADHETI KOMBETARE. Po te ishte drejtesia e kohes se PD-se, ish-ministri do ishte shpallur i pafajshem me kohe. Madje asokohe e gjithe Europa e dinte per fushat me kanabis ne Lazarat dhe askush s'vepronte. Sa konfiskime kishte asokohe dhe sa konfiskime ka pasur nga qeveria Rama? @Baraba: Per ke e ke fjalen? Per shqiptaret e mirefillte, apo per trushplaret shqipfoles - qe shperndajn helm ne rrjete sociale - qe mendojn se jane grek edhe pse dokumentat historike tregojn se Dropulli dhe Himara kane qene shqiptare? Nese pyet per shqiptaret e mirefillte, i perkasim nje kulture me rrenje te thella, me te vjetra se greket dhe romaket, dhe me figura brilante si Filipi II qe gjunjezoi Greqine, Aleksandri qe gjunjezoi Persine, Pirro i Epirit qe theu Romaket dhe Spartanet, perandor te famshem si Konstandini i Madh dhe mjafte te tjere, prijes fenomenal te luftes guerrile si Gjergj Kastrioti, fitues te cmimit Nobel si Nene Tereza, etj. Por do na duhet edhe pak kohe per t'u ringritur ne nivelin qe meritojm sepse shekujt e fundit kane qene shume te padrejt ndaj kombit tone, cka na sollen ne kete pike...

    • baraba: 22/07/2021 16:33

      po sipas zotnise tate kujt etije i perkasim?anadollit turk apo tribaleve te arabise...zot na ruaj me tipa te tille

    • Beni: 22/07/2021 16:21

      Keshtu kan bere dhe ministrat e brendshem,ku i ke?

    • ...: 22/07/2021 14:44

      Po ku e tregoi integritetin apo profesionalizmin? Duke share te tjeret per tu dukur mire vet? Te jesh arsimuar ne perendim nuk dmth asgje.

  • Skela: 22/07/2021 11:28

    Kujdes per vete bora,se mos ben mullacken,themi ne na Vlora,Rovena po ka ber pergjigjet vete!

    Përgjigju
  • Jok: 22/07/2021 11:26

    Tregoje veten nje here me pune, pastaj denigro majtas e djathtas kur ceshtja eshte ende ne gjykim. Fillestare.

    Përgjigju
  • Mondi: 22/07/2021 11:20

    Mire o bora po kujdes mos bene mullack,themi ne na vlora Rovena po ka ber ta mbaje.

    Përgjigju
  • timi bales: 22/07/2021 11:16

    Keshtu eshte bota. Edhe rovena ironizonte dike para ca kohesh po he se patellaxhinin do kapin t gjithe

    Përgjigju
  • Elbasan: 22/07/2021 11:14

    Znj Bora mos u gezo dhe as mos ironizo se loder per koke eshte kjo.

    Përgjigju
  • Fabiola: 22/07/2021 11:12

    Je shume hipokrite per mosehn qe ke, qesh mire kush qesh i fundirt thote populli

    Përgjigju
  • Melisa: 22/07/2021 10:56

    Pra kjo vajza erdhi nga nje vend i huaj dhe direkt e moren zv.ministre. uau

    Përgjigju
  • Ncncnc: 22/07/2021 10:32

    Te fala nga vjerra mi motra

    Përgjigju
  • Qytetar: 22/07/2021 10:31

    Mmm nuk hyn ne pune miku e… Po ti vete je aty per shkak te mikut. Hipokrite!

    Përgjigju
  • Keq e me keq: 22/07/2021 10:28

    Sa turp per ty Bora!

    Përgjigju
    • Barnaba: 22/07/2021 19:59

      Keq e me keq?!?! Si qenka me keq situata sot, kur nje zonjush e diplomuar ne London School of Economics nderpret karrieren ne Angli per te dhene kontribut ne Shqiperi, dhe e fillon punen me nje program per te kthyer talente te tjera ne atdhe?! Si qenka me keq krahasuar me regjimin e PD-se qe te vriste ne mes te bulevardit dhe sulmonte me fjalor rruge kryeprokuroren kur ajo urdheronte hetim mbi ate qe pa gjithe Shqiperia ne video?! Pse i urren lajmet e mira? Cfare te shtyn?

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet