Gati Projekti për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Rama: Nesër prezantimi i punës me mbështetje të huaj

Gati Projekti për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Rama: Nesër prezantimi i punës me mbështetje të huaj

Foto ilustruese

Projekti për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës tashmë është gati. Ditën e nesërme në Vlorë do të bëhet edhe prezantimi i projektit tek 'Tre racat'.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale. Rama shkruan se edhe pas negociatave të tej zgjatura që si përfundim ishin të pasuksesshme, qeveria u angazhua drejtpërdrejtë në bërjen e projektit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në mënyrë që të mos humbej koha.

Rama ndër të tjera vijon duke thënë se falë punës voluminoze në bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtarësh ekspertësh dhe nën drejtimin e një studio të famshme projektesh kanë arritur që të bëjnë një projekt ambicioz me standarde shumë të larta teknike e arkitektonike.

Postimi i plotë i Ramës:

"Gati projekti per Aeroportin Nderkombetar te Vlores • Pas negociatave tejzgjatura, por si përfundim të pasuksesshme me konsorciumin që shprehu interes për realizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, u angazhuam drejtpërdrejt në bërjen e projektit për të mos humbur tjetër kohë të çmuar • Falë një pune voluminoze në bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtare ekspertësh nën drejtimin e studios së famshme ARCHEA, kemi në dorë një projekt ambicioz të standarteve më të larta teknike e arkitektonike. • Për më shumë nesër në Vlorë në prezantimin e projektit, tek “Tre Racat”, 17.00. VloraqëDuam. ShqipëriaqëDuam. " shkruan Rama.

Kujtojmë se Aeroportin e Vlorës nuk do ta ndërtojnë turqit. Në prill të këtij viti marrëveshja mes konsorciumit turk të tre kompanive Cengiz, Kalyon dhe Kolin Construction me qeverinë shqiptare nuk u arritur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 16/09/2019 10:39

    Projekte dhe vetëm 3D projekte, bravo që kemi gjith këta aeroporte, bravo!

    Përgjigju
  • sajajdej: 16/09/2019 01:32

    o zot sa popull dele jan ne Shqiperi,po tu thot lideri qe fluturon gomari fluturon thojn

    Përgjigju
  • Piter: 16/09/2019 01:01

    Duhet dhe nje aeroport ne korce,,sarande,,shkoder,vlore,,dhe ndoshta dhe nje i vogel ne gjirokaster....por te mos harrohet dhe treni nga shkodra ne sarande,,,dhe nje tren tjeter nga kukesi ne delvine,,,vetem keshtu zhvillohet shqiperia......

    Përgjigju
    • Kapiteni: 16/09/2019 08:41

      Avash ore avash me ket projekt qe paske ne mendje ja kalove edhe njyjorkut..vetem rrug per te kaluar gomari do bej rama.keto projekte mbai ti ne enderra.

  • Edi macoku: 15/09/2019 22:52

    Po arite te besh aroportin e vlores do hysh ne histori dhe nuk do harroesh kurre Edi

    Përgjigju
  • Pirati: 15/09/2019 22:19

    Ndoshta behet,po as ti as gjithe klasa politike e korruptuar nuk do jeni me verdall. Ne kazan te plehrave e kini vendin,si gazete e vjeter e grisur.

    Përgjigju
  • Lenci Kapiteni: 15/09/2019 20:52

    Z.Kryeminister mes halleve dhe probleneve qe keni shikoni te zgjidhni dhe problemin e tragetit te Vlores e eshte bere si furgonat e fierit po nuk u mbish nuk iken.Flm qe mendoni per VLOREN

    Përgjigju
  • asl: 15/09/2019 18:57

    Dhe Ramen e genjyen turqit dhe e tha dhe vete qe u zhgenjeva.Kesaj here te jemi optimiste se do realizohet.

    Përgjigju
    • Loku: 15/09/2019 22:16

      Daku Politika eshte interes,Nuk e Kan genjyer.

  • Vlora: 15/09/2019 18:26

    40 her e keni ber ket projekt .. mos u tall me popullin z . Rama kur te fillosh punen ateher po ke te drejt te flasesh ..!

    Përgjigju
  • redi: 15/09/2019 15:50

    Meqe projekti eshte bere te behet nga buxheti i shtetit ,qe te konkuroni TIAn ne Rinas qe po ja nxin heten shqiptareve nga kncensioni korruptiv i Nanos.PPP jane kancer ne ekonomi dhe aq me teper kur kthehen ne monopl.Hiq dire nga PPP se shqiptaret do jene skllav te koncensionareve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë