'Gaxhait' të Vlorës, i shtohet një dënim me 1 vit burg, për futjen e telefonit në qeli

'Gaxhait' të Vlorës, i shtohet një dënim me 1 vit burg, për futjen e telefonit në qeli

Gazmend Braka ose siç njihet "Gaxhai"

Në një kohë kur i dënuari me burgim të përjetshëm Gazmend alias Gazmir Braka, që njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Gaxhai”, i është drejtuar gjykatës së Elbasanit me një kërkesë për ulje dënimi, e njëjta gjykatë mësohet se e ka dënuar “Gaxhain” me 1 vit burgim.

Vendimi është dhënë një javë më parë nga gjyqtari Tomor Kullolli, i cili ka shpallur fajtor dhe dënuar me 1 vit burgim Gazmend alias Gazmir Brakën, pasi ky i fundit gjatë një kontrolli rutinë, është kapur me telefon në burg.

Kjo masë dënimi është shumë e ulët në krahasim me masën e kërkuar nga prokuroria e Elbasanit,e cila në pretencën e saj kërkoi 5 vite burgim për Gazmend Brakën, pasi sipas pretendimeve të prokurorisë Gaxhai është përsëritës disa herë i kësaj vepre penale dhe ka bashkëpunuar me persona të tjerë për të futur telefona në ambientet e burgut ku vuan dënimin.

“Gaxhai", sikurse dhe kundërshtari i tij Zani Çaushi, është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe vuan dënimin në burgun e Peqinit. Por ndryshe nga Zani, Gaxhai ka dy dënime me burg përjetë, i pari i është dhënë për vrasjen e Ilir Pajës dhe Arben Xhungës, dy shokëve të Lulzim Berishës në Durrës.

Ndërsa dënimi i dytë me burg përjetë i është dhënë për vrasjen e Bashkim Dules, Sadik Kurti, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka, Zini Haruni, Robert Myftari, dhe policit Viron Rrapaj. Të dyja këto vendime, “Gaxhai” në datën 23 mars 2018 i ka bashkuar në një të vetëm.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arti: 23/10/2020 04:46

    i paskan shtuar nje vit kir ai ka per te bere 200, rendesi ka qe ai mban telefonin, shtoji dhe 100 te tjera ai edhe 30 vjet jet ka

    Përgjigju
  • Tobestrafkulla: 22/10/2020 22:57

    E paskan shkaterruar fare. Hahaha...

    Përgjigju
  • vlora: 22/10/2020 22:39

    Dy denimet e perjeteshme u bashkuan dhe cfare dhane?NJe denim te perjeteshem?Aritmetike alla shqiptare 1+1=1 Po qe se ma spjegon ndonje do i jem mirenjohes

    Përgjigju
    • Aritmetika: 23/10/2020 09:47

      Sepse eshte truri qe udheheq veprimtarine njeriut. Ti se ke. Ai do kerkoj si ter te tjeret bandit apo jo, heqjen e denimit perjete dhe kalimon ne burg disa vite. E kerkuan te tere do e kerkoj dhe ky. Fshihem me mire 1 app 7?? Shijo bukurite e natures mik. Aritmetika nuk eshte si rilindja 2+2 nuk bejne 4 bejne sa e do qefliu

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet