'Gaxhait' të Vlorës, i shtohet një dënim me 1 vit burg, për futjen e telefonit në qeli
Gazmend Braka ose siç njihet "Gaxhai"
Në një kohë kur i dënuari me burgim të përjetshëm Gazmend alias Gazmir Braka, që njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Gaxhai”, i është drejtuar gjykatës së Elbasanit me një kërkesë për ulje dënimi, e njëjta gjykatë mësohet se e ka dënuar “Gaxhain” me 1 vit burgim.
Vendimi është dhënë një javë më parë nga gjyqtari Tomor Kullolli, i cili ka shpallur fajtor dhe dënuar me 1 vit burgim Gazmend alias Gazmir Brakën, pasi ky i fundit gjatë një kontrolli rutinë, është kapur me telefon në burg.
Kjo masë dënimi është shumë e ulët në krahasim me masën e kërkuar nga prokuroria e Elbasanit,e cila në pretencën e saj kërkoi 5 vite burgim për Gazmend Brakën, pasi sipas pretendimeve të prokurorisë Gaxhai është përsëritës disa herë i kësaj vepre penale dhe ka bashkëpunuar me persona të tjerë për të futur telefona në ambientet e burgut ku vuan dënimin.
“Gaxhai", sikurse dhe kundërshtari i tij Zani Çaushi, është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe vuan dënimin në burgun e Peqinit. Por ndryshe nga Zani, Gaxhai ka dy dënime me burg përjetë, i pari i është dhënë për vrasjen e Ilir Pajës dhe Arben Xhungës, dy shokëve të Lulzim Berishës në Durrës.
Ndërsa dënimi i dytë me burg përjetë i është dhënë për vrasjen e Bashkim Dules, Sadik Kurti, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka, Zini Haruni, Robert Myftari, dhe policit Viron Rrapaj. Të dyja këto vendime, “Gaxhai” në datën 23 mars 2018 i ka bashkuar në një të vetëm.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.7%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 2737
Lajme të tjera
-
Delvinë/ Autobusi dhe një furgon digjen gjatë natës, shkrumbohen nga flakët
25 Prill, 11:06
-
Meta në Vlorë: ‘Nëndetësja 105’ është kthyer në bazë, Sazani do jetë aty ka qenë jetë e mot
24 Prill, 14:56
-
Basketboll femra/ Tirana mund Flamurtarin në finalen e parë
24 Prill, 12:12
-
Vlorë, 20 të dënuar lirohen sot nga burgu i Vlorës, 5 përfitojnë ulje
24 Prill, 10:19
-
Vlorë/ Shtyu amerikanen nga shkallët, nis hetimi për turisten gjermane
23 Prill, 15:36
-
Emigrantë në Vlorë, indianët: Punojmë prej dy vitesh në fabrikë, të kënaqur me punën, na mungojnë familjarët
23 Prill, 15:19
-
Shembet rruga ngjitur me pallatin në ndërtim, izolohen banorët e lagjes ‘Qazim Demi’ në Sarandë (VIDEO)
23 Prill, 12:14
-
Sarandë/ Vuante nga probleme të shëndetit mendor, turistja gjermane rrëzon amerikanen nga shkallët në Lukovë
22 Prill, 15:19
-
Fredi Beleri kandidat për eurodeputet, Vangjel Tavo: Çështje që i takon Greqisë! Mitsotakis në vështirësi, do votat e ekstremistëve të djathtë
22 Prill, 12:15
-
Aksident pranë rrugës Transballkanike në Vlorë, shoferja humb kontrollin nga shpejtësia dhe përplaset me një ‘Fiat’
22 Prill, 11:21
-
Vlorë/ Me pistoletë lodër grabitën 2 kalimtarë dhe një pikë karburanti, arrestohen 2 të mitur dhe 20-vjeçari (VIDEO)
22 Prill, 09:07
-
Një fundjavë plot aktivitete për të rinjtë e Sarandës
21 Prill, 17:54
i paskan shtuar nje vit kir ai ka per te bere 200, rendesi ka qe ai mban telefonin, shtoji dhe 100 te tjera ai edhe 30 vjet jet ka
PërgjigjuE paskan shkaterruar fare. Hahaha...
PërgjigjuDy denimet e perjeteshme u bashkuan dhe cfare dhane?NJe denim te perjeteshem?Aritmetike alla shqiptare 1+1=1 Po qe se ma spjegon ndonje do i jem mirenjohes
PërgjigjuSepse eshte truri qe udheheq veprimtarine njeriut. Ti se ke. Ai do kerkoj si ter te tjeret bandit apo jo, heqjen e denimit perjete dhe kalimon ne burg disa vite. E kerkuan te tere do e kerkoj dhe ky. Fshihem me mire 1 app 7?? Shijo bukurite e natures mik. Aritmetika nuk eshte si rilindja 2+2 nuk bejne 4 bejne sa e do qefliu