Gaza, Izraeli dhe Palestina arrijnë
një tjetër armëpushim 72 orësh

Gaza, Izraeli dhe Palestina arrijnë<br />një tjetër armëpushim 72 orësh
Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord sot për një tjetër armëpushim 72 orësh mes tyre. Armëpushimi mes palëve u propozua nga Egjipti, ndërsa ai nis sonte në orën 21:00 sipas orës lokale.

Sipas ekspertëve ndërkombëtarë, ky armëpushim, u hap rrugën të dyja palëve për të zhvilluar bisedime që t’i jepet fund konfliktit të përgjakshëm.

Megjithatë bisedimet në Kajro nuk kaluan pa tension teksa, pasi negociatorët palestinezë kërkuan nga Izraeli të pranonte pa kushte ‘paqen’ 72 orëshe mes tyre. Nga ana tjetër autortietet izraelite, thanë se nuk mund të ketë negociata ‘nën zjarr’, duke paralajmëruar se fushata ushtarake do të kërkojë kohë.

Por në fund të dyja palët, ranë dakord për një armëpushim të përkohshëm mes tyre. Shpesh herë ndërkombëtarët i kanë bërë thirrje të dyja palëve që të ndërpresin sulmet, duke parë numrin e lartë të civilëve të mbetur të vrarë si pasojë e sulmeve.

Mbi 2000 persona kanë humbur jetën që nga 8 korriku kur nisën sulmet ajrore të Izraelit në Gaza. Sipas Kombeve të Bashkuara, 1900 persona të vrarë janë palestinezë civilë, ndërsa 63 të tjerë janë izraelitë, nga të cilët, 3 civilë. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sulmet ndaj SPAK dhe ‘spastrimet’ në parti, Ilir Meta sonte në 21:00 në 'Frontline' në Report Tv

Sulmet ndaj SPAK dhe ‘spastrimet’ në parti, Ilir Meta sonte në 21:00 në 'Frontline' në Report Tv