Gaza, Izraeli kërkon të zgjatet
armëpushimi, Hamas pa përgjigje

Gaza, Izraeli kërkon të zgjatet<br />armëpushimi, Hamas pa përgjigje
GAZA - Ende pa asnjë përgjigje nga Hamas për zgjatjen e armëpushimit, të orfruar nga Izraeli. Ndërkohë nuk ka luftë në Gaza dhe bisedimet mes fraksioneve palestineze dhe përfaqësuesve të Izraelit vijojnë të zhvillohen në Egjipt, edhe pse deri më tani nuk ka pasur asnjë marrëveshje. Të njëjtën gjë ka konfirmuar edhe një prej anëtarëve të delgacionit palestinez, në rrjetin social Twitter ku ka shkruar se “Nuk ka asnjë marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit”. 

Presidenti amerikan, Barack Obama doli sot me një reagim duke thënë se të dyja palët duhet të ndërmarrin një rrezik politik për arritjen e paqes dhe prosperitetit. Megjithatë sipas tij, fillimisht duhet të ruhet armëpushimi i përkohshëm dhe ai të respektohet deri në skadimin e afatit të premten. Obama shtoi nevojën e ndërtimit të besimit mes dy palëve, edhe pse është e vështirë pas një periudhe të gjatë dhune.

Ndërkaq, nga Jeruzalemi, kryeministri Beniamin Netanyahu vlerësoi punën e bërë nga trupat e vendit të tij, por përsëri fajësoi Hamasin për viktimat civile duke shpresuqarvqë bisedimet në Kajro të përgatisin terrenin për një paqe më të gjerë. Mijëra palestinezë u kthyen dje në shtëpitë e tyre në Gaza, duke mos gjetur asgjë përveç rrënojave. Më shumë se 1800 palestinezë, kryesisht civilë, dhe 67 izraelitë kanë humbur jetën në konfliktin 4 javor.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi të luante, klubi i Bundesligës me dënim shembullor për ish-mesfushorin e Liverpool

Refuzoi të luante, klubi i Bundesligës me dënim shembullor për ish-mesfushorin e Liverpool