Gaza, Izraeli thyen armëpushimin
pak minuta pas hyrjes në fuqi

Gaza, Izraeli thyen armëpushimin<br />pak minuta pas hyrjes në fuqi
GAZA - Rripi i Gazës iu nënshtrua sot një armëpushimi humanitar që pritej të zgjaste 7 orë dhe u thye vetëm pak minuta pasi hyri në fuqi, pasi Izraeli sulmoi një shtëpi në Gaza duke lënë të vdekur një vajzë 8 vjeçare dhe 30 të plagosur. 

Armëpushimi ishte njoftuar nga zëdhënësi i ushtrisë Izraelite, i cili deklaroi se për 7 orë do të ndalnin sulmet në Gaza, përveç Rafah, për shkak të pranisë së madhe ushtarake dhe operacioneve të kërkimit të tuneleve.

Ndërsa Hamas e cilësoi iniciativën si një përpjekje të Izraelit për të devijuar vëmendjen nga masakrat e tyre në Gaza. Përmendim këtu sulmin e një dite më parë në një shkollë të drejtuar të OKB-së. Në 4 javë luftime në Gaza, numri i të vdekurve ka kapur shifrën e 1800 palestinezëve dhe 66 izraelitëve të vrarë në luftime.


Ora 9:28 Luftimet në Gaza, Izraeli hap një “dritare humanitare”, 7 orë “paqe”

Një armëpushim humanitar 7 orësh ka nisur mëngjesin e sotëm në disa pjesë të Gazas. Lajmi erdhi nga Izraeli, i cili theksoi se armëpushimi nuk do të zbatohet në Rafah për shkak të pranisë ushtarake izraelite dhe se përleshjet midis forcave ushtarake dhe militantëve të Hamas ishin në vazhdim e sipër.

Ndërkaq, Hamas e shikon propozimin e Izraelit për armëpushim të përkohshëm me dyshim, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të devijuar vëmendjen nga masakrat e tyre.

rripi i gazes

Izraeli njoftoi për një “dritare humanitare” në ofensivën e saj në Gaza, pas zemërimit që pasoi nga sulmi i së dielës në një shkollë të OKB-së.

Armëpushimi i propozuar ka si qëllim lejimin e mijëra palestinezëve të zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre. Zëdhënësi i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon e cilësoi sulmin e një dite më parë një tjetër “shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare”, duke shtuar se Izraeli ka qenë rregullisht i informuar për vendndodhjen e saktë të shkollës.

rripi i gazes

Ka pasur një reagim edhe nga SHBA të cilët janë shprehur të tronditur nga sulmimet e turpshme të një dite më parë.

Zyrtarët e shëndetësisë në Gaza lajmërojnë për 1800 palestinezë dhe 66 izraelitë të vdekur dhe 9 mijë të plagosur që kur nisi konflikti 4 javë më parë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë