Gaza, përfundon armëpushimi
rinisin sulmet Izrael - Palestinë

Gaza, përfundon armëpushimi<br />rinisin sulmet Izrael - Palestinë
Bisedimet disa ditore në Kajro për zgjatjen e armëpushimit 72 orësh në Gaza nuk kanë patur sukses. Vetëm pak pas përfundimit të afatit, kanë rinisur sulmet në Gaza. Lajmi vjen nga ushtriz izraelite e cila tha se ka filluar sulmet në Gaza pasi militantët palestinezë hodhën 18 raketa në Izrael.

Deri më tani nuk raportohet të ketë pasur viktima nga sulmet e dyanshme. Grupi palestinez që kontrollon Gazën, Hamas ka refuzuar çdo lloj armëpushimi, duke thënë se Izraeli ka dështuar që të përmbushë kërkesat e saj për t’i dhënë fund bllokadës territoriale dhe hapjen e kalimeve kufitare. Sipas zyrtarëve palestinezë, 1875 persona kanë humbur jetën në 4 javë luftime.

Organizata e Kombeve të Bashkuara bën të ditur se të paktën 1354 prej tyre kanë qenë civilë, ku përfshiehn 415 fëmijë dhe 214 gra. Ndërsa qeveria izraelite thotë se janë vrarë 64 ushtarë, 2 civilë izraelitë dhë një shtetas nga Thai.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan