Gazetari Doçi: Meta ka pastruar para si ish kryeprokurori Llalla! Pasuria e tij, sfidë për drejtësinë e re

Gazetari Adriatik Doçi tha se Ilir Meta është nga ata politikanë, i cili e ngriti pasurinë nga hiçi duke pastruar para në mënyrë flagrante dhe nuk ka asnjë bazë justifikuese. Teksa në emisionin Repolitix po diskutohet pasuria e politikanëve, gazetari Doçi tha se Meta ka pastruar para edhe më shumë se Adriatik Llalla, i cili u dënuar dhe iu sekuestruar pasuria.

"Ilir Meta ka pastruar para në mënyrë edhe më flagrante se sa Adriatik Llalla, i cili u dënuar dhe iu sekuestruar pasuria. Është e çuditshme se pse drejtësia ka vepruar vetëm mbi Llallën dhe jo mbi Metën deri më sot. Llalla bleu 25 mijë m2 tokë në rrethina të Tiranë për 160 mijë USD deri në vitin 2017 dhe më pas i rivlerësoi për 1 milion euro. Ky është pastrim parash dhe për këtë u ndëshkua. Llalla në fakt ka ndjekur shembullin e Ilir Metës. Në vitin 2003, Ilir Meta bleu një vilë në Golem për 60 mijë USD, me kredi. Në vitin 2006, këtë vilë e shiti e shiti 300 mijë euro. Dy janë rrugën, ose vilën e ka deklaruar me lirë se çmimi real në 2003 ose i ka rritur vlerën artificialisht në 2006, për të legalizuar para të pista. Nuk ka asnjë mundësi që vlera e një vile të rritet nga 60 mijë USD në 300 mijë euro brenda tre vitesh. Më tej, me këto para të shitjes së vilës, ka blerë apartament 400 mijë euro në Tiranë, duke marrë pjesë tjetër kredi. E dyshimtë është edhe pasuria tjetër, pallati dhe vila në Gjirin e Lalzit", tha gazetari.

Sipas gazetarit Meta të gjithë këtë pasuri me vlerë miliona euro e ka ngritur me vetëm 5 milionë lekë kursime dhe se pasuria e Metës, është një sfidë për drejtësinë e re.

Të gjithë këtë pasuri me vlerë miliona euro e ka ngritur me vetëm 5 milionë lekë kursime. Sot, organet e Vetingut po shkarkojnë nga detyra gjyqtarë dhe prokurorë për 15 mijë euro pasuri të pajustifikuar. Ilir Meta ka ngritur një perandori nga hiçi. Pasuria e Metës, në çdo aspekt, është një sfidë për drejtësinë e re. Nuk ka asnjë bazë justifikuese. Nëse do të zbatojnë standardin e Vetingut, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk justifikojnë dot as 30 % të apartamentit 400 mijë euro. Besoj se SPAK do të veprojë për të vënë nën sekuestro pasurinë e Metës, ndryshe besimi tek drejtësia e re do tronditej. Nëse flasim për barazi para ligjit, ligji duhet të zbatohet për të gjithë njësoi, pavarësisht sferës shoqërore", tha Doçi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?! Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!

Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?! Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!