Gazetari Ervin Dushi nga Suedia: Këtu ka edhe shqiptarë të prekur nga koronavirusi, por s'ka asnjë masë shtrënguese

Gazetari Ervin Dushi duke folur nga Suedi për Report Tv u shpreh se atje ka shqiptarë që janë prekur nga koronavirusi, ndërsa disa prej tyre janë të shtruar në spitale. Ai tha se ka edhe familjarë të tij të dyshuar se janë prekur. Suedia, tha më tej Dushi në edicionin qëndror të lajme në Report Tv në një bisedë me gazetarin nuk ka marrë asnje masa shrtrengues të forta, por vetëm disa këshilluese, teksa shkollat dhe kopshtet vijojnë normalisht. Suedia është vend unik që nuk ka marrë asnjë masë shtrënguese për të parandaluar koronavirusin.

"5500 të prekur dhe janë të shumtë ata në reanimacion, por edhe numri i jetëve të humbura nuk është i vogël, por kemi kaluar në 43 vdekje në 24 orët e fundit. Situata po përkeqësohet. Ajo ç'ka vlen të theksohet është që masat nuk kanë ndërruar aspak, jeta vijon si më parë. Nuk ka masa shtrënguese. Janë limituar vetëm lokalet, jo më shumë se 50 persona, por shkollat vijojnë normalisht, po ashtu edhe kopshtet.

Nga shqiptarët në Suedi, në rrugë jo zyrtare kam pasur informacione që tregojnë për të prekur nga koronavirusi. Për momentin kam edhe unë në familjen time të dyshuar, por nuk jetoj afër tyre. Priten analizat për të dalë përgjigjet. Ka të shtruar dhe të dyshuar. Këtu ka edhe shumë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova që punojnë dhe shërbejnë në spitalet suedeze" tha ai. Deri tani në Suedi janë shënuar 308 viktima dhe 5568 të prekur.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Matrapiku: 02/04/2020 20:40

    O ervin matrapazi, pse nuk e publikoni shkrimin per kete hajdutin qe e kerkonte policia

    Përgjigju
    • Matrapiku: 02/04/2020 22:25

      Mos i mbaj anen ktij gazetarucit qe i bente shantazh njerezve duke u bere kamera se do e hash per vete, kolopuc.

    • Çekiçi: 02/04/2020 21:48

      O matrashul shiko merru me noj pune tjeter se jane pune te renda per ty.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët