Gazetari i familjes Berisha sulmon Bashën për dosjen 'Toyota Yaris': Ke 8 thirrje nga prokuroria belge, pse nuk shkon të dëshmosh? Je gjobëvënës

Lufta mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës po nxjerr pak e pak sekretet e brendshme të opozitës. Sot Çim Peka, që drejton televizionin e familjes Berisha, ka zbuluar dy prapaskena të Lulzim Bashës të lidhura me skandalin "Toyota Yaris".

Gazetari i familjes Berisha nuk i ka ndalur sulmet ndaj Bashës që pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, ku përtej retorikës politike zbulohen dhe detaje në lidhje me çështjet që vetë kryedemokrati i ka denoncuar me të madhe si skandale që nuk janë hetuar nga drejtësia apo janë mbyllur në heshtje, një prej të cilave edhe dosja "Toyota Yaris". Por për Çim Pekën, Basha nuk ka pasur kurrë interes të vendos drejtësinë, por të kthehet në një gjobëvënës ku takimet elektorale i zhvillon pikërisht tek personat që i akuzon për dosjen "Toyota Yaris".

Peka i kujton Bashës se ka 8 thirrje nga prokuroria e Belgjikës që i kanë ardhur gjatë periudhës nga shkurti i 2019 deri në mars të 2020 dhe përgjigja e tij për të dëshmuar është zero.

"Njeriu që ka akuzuar Ballën për Toyota Yaris sot e përmend përciptas dhe shprehte zhgënjim pse nuk janë dënuar. E dini çfarë ka ndodhur? Sepse që të largojmë traun për t'u marrë me Ramën, duhet të merremi fillimisht me këtë që ka qenë trau, dera e mbyllur për të shkuar dhe për t'u marrë me Ramën. Ky njeri që i ankohet drejtësisë se nuk paska vepruar për Toyota Yaris është njeriu që zhvillonte aktivitete eltkroale në lokalet e personave që mund të kenë faj ose jo, por kur i akuzon Basha u vendos gjobë. Lulzim Basha ka 8 thirrje nga Prokuroria e Belgjikës për të shkuar dhe për të dëshmuar për Toyota Yaris. Zero, nuk ka vajtur asnjëherë. Prandaj, Lulzim Bashës, duke qenë se është i vonuar në çdo gjë, i them; Me 15.11.2019 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 09.02.2019 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 21.01.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 24.01.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 14.02.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 28.02.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 13.03.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 17.03.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Për një arsye shumë të thjeshtë sepse ky është thjesht një gjobëvënës, nuk ka patur më interes, është arritur akordi mes tij dhe Taulant Ballës dhe takimet elektorale i bën te personat në fjalë të cilët i akuzon për Toyota Yaris. Ky është Lulzim Basha", tha gazetari i familjes  Berisha.

Kjo çështje në fillim u përdor si një 'kalë beteje' nga opozita shqiptare për të akuzuar ashpër kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Lulzim Basha nga foltorja e Parlamentit akuzoi Ballën si të lidhur me 3.4 milionë eurosh që ishin të fshehura në një makinë në Portin e Durrësit dhe vinin nga Belgjika, dy ditë para se policia t'i kapte ato më 24 qershorit 2018. Kjo bëri që prokuro ta merrte Bashën në pyetje se nga i kishte marrë informacionet, i cili duke u rrezikuar për t'u marrë i pandehur si dekonspirues i operacionit u paraqit më datë 25 korrik 2019 për të dhënë shpjegime përpara prokurorit.

Taulant Balla e paditi Lulzim Bashën për shpifje, lidhur me deklaratat që ky i fundit bëri në Kuvend se shuma e 3.4 milionë eurove e zbuluar ne dy makinat ‘Toyota Yaris’ i përkiste kreut te grupit socialist. Lulzim Basha u dënua nga gjykata me 50 mijë lekë gjobë për shpifje ndaj Taulant Ballës.

Si u zbuluan 3.4 euro brenda makinë "Toyto Yaris

Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. Itenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri.

Menjëherë në vendngjarje policia arrestoi pronarin e kompanisë së transportit Edi Lika, Klevis Lika, djalin e pronarit të kompanisë, dhe shoferin e kamionit, Agim Çeku. Një ditë më pas, më 25 qershor, policia arrestoi Alban Mollaymerin, biznesmenin që ka porositur makinat nga Belgjika. Policia shpalli në kërkim dy vëllezërit Elvis dhe Alfred Vladin, që dyshohet se ishin personat që do të merrnin paratë. Megjithatë policia nuk ka treguar informacion të plotë rreth rolit konkret të dy vëllezërve Vladi në këtë çështje.

Një ditë më parë Gjykata e Posaçme vendosi që 3.4 mln euro që u kapën në portin e Durrësit  brenda  “Toyota Yaris” do t'i kalojnë shtetit. Vendimi është marrë nga sot GJKKO, e cila ka miratuar kërkesën e SPAK. Një shtetas gjerman pretendoi se ishin paratë e tij dhe se i kishte sjellë për të hapur biznes në Shqipëri por SPAK dhe GJKKO nuk ia pranuan duke e konsideruar të pabesueshëm.  Kujtojmë se në lidhje me këtë ngjarje 4 ditë më parë është dënuar Elvis Vladi  nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 6 muaj burg.  Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, Vladi do të bëjë vetëm 1 vit burg.  Çështja e nisur me bujë të madhe, ajo e 'Toyota Yaris' është sfumuar në gjykim, ku Elvis Vladi u dënua për veprat e mosdeklarimit të hollash, ndërkohë që akuza fillestare ka qenë “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

I.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Varianti afrikan mbërrin në Europë, a duhen ashpërsuar masat anti-Covid edhe në vendin tonë?



×

Lajmi i fundit

John

DASH uron shqiptarët për Pavarësinë: Jemi krenar që ju quajmë mik! Vitin e ardhshëm shërbejmë bashkë në Këshillin e Sigurimit