Gazetari libanez në Report Tv: Spitalet të tejmbushur, pacientët transportohen jashtë Bejrutit! Do rritet numri i viktimave

Në një intervistë ekskluzive për Report TV, gazetari nga Bejruti Abdallah Sfeir, u shpreh se situata në vend pas shpërthimit të pasdites së djeshme është e jashtëzakonshme.

"Ajo çfarë ndodhi në Liban, Bejrut është një katastrofë e jashtëzakonshme. Isha i ulur në shtëpinë time, duke shikuar Televizion në shtëpinë time dhe papritur ndjeva erëra të fuqishme që kalonin në dritaren time. E cila ishte një valë e nxehtë pas shpërthimit të jashtëzakonshëm që ndodhi në Bejrut"-tha Sfeir.

Situata në terren sipas tij është tejet e rëndë dhe pohon se shumë persona gjenden nën rrënoja edhe pse ende nuk ka të dhëna të sakta për numrin e tyre.

"Është një rrëmujë e jashtëzakonshme. Besoj se do të ketë më shumë raste, më shumë njerëz të lënduar dhe fatkeqësisht më shumë viktima. Jemi akoma në pritje të të dhënave nga zyrtare, ku janë të paktën deri tani 100 viktima dhe mbi 5000 të plagosur. Por me siguri ne po presim më shumë raste. Qindra njerëz gjenden ende nën rrënojat e ndërtesave të shembura, në pritje të ndihmës. Nuk kemi akoma të dhëna të sakta, sepse shpërthimi ishte I jashtëzakonshëm. Autoriteti i Mbrojtjes Civile Libaneze dhe Kryqi i Kuq po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetët e atyre. Por ne akoma nuk kemi të dhëna zyrtare", deklaroi ai.

I pyetur për situatën në spitale, Sfeir u shpreh se për shkak të tejmbushjes dhe dëmtimit të disa prej tyre, ka nisur transportimi I të lënduarve jashtë Bejrutit në drejtim të spitaleve të zonave rrethuese.

"Spitalet në Bejrut janë të tejmbushur, sepse siç e dini ne kemi edhe me pacientët me Covid-19. Dhe tani kemi edhe të lënduarit të cilët po mundohen tu japin trajtimin e duhur, ti japin medikamentet e duhur. Por duhet të theksoj kemi mungesa në të gjitha aspektet. Tani ka filluar edhe lëvizja e pacientëve në spitalet e qytezave dha fshatrave ngjitur. Sepse disa edhe nga spitalet e Bejrutit janë të dëmtuar pjesërisht për shkak të shpërthimit. Fatkeqësisht  spitalet e Bejrutit janë të tejmbushur dhe të gjithë po mundohen të ndihmojnë sa më shumë të jetë e mundur. Shohim vullnetarë të shumtë në terren që mundohen të nxjerrin njerëzit nga rrënojat. Situata është e tmerrshme në çdo pjesë të Bejrutit", tha Sfeir

Duke theksuar se situata në Bejrut është tejet e rëndë, gazetari libanez bën thirrje që njerëzit të dhurojnë gjak për të ndihmuar ata të cilët kanë humbur të afërmit e tyre nga shpërthimi, janë lënduar apo  kanë ngelur të pastrehë.

"Po patjetër. Nisur nga mbrëmja e djeshme, njerëzit kanë filluar të dhurojnë gjak, sepse sigurisht ka nevojë për sasi të mëdha gjaku, për të lënduarit. Disa libanezë kanë marrë nisma personale për të mbledhur para nga e gjithë bota. Ne po presim donacione, për të ndihmuar njerëzit që tani kanë nevojë në liban. Sepse kemi me mijëra njerëz që kanë nevojë për ndihmë në momentin që flasim në Liban" përfundoi fjalën e tij gazetari libanez.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale