Gazetaria Investigative, OSBE
nderon me çmim tre gazetarë

Gazetaria Investigative, OSBE<br />nderon me çmim tre gazetarë
TIRANË - OSBE-ja jep tre çmime për gazetarinë investigative në Shqipëri. Ceremonia është organizuar ditën e sotme, nga ambasada e OSBE-së në Tiranë e drejtuar nga ambasadori Florian Raunig. Për këtë qëllim, gazetarë dhe analistë kanë diskutuar sot për gazetarinë investigative.

Gjatë veprimtarisë u shpërndanë edhe çmime për një konkurs për kronikat dhe artikujt investigativë, të zhvilluar nga Prezenca e OSBE-së gjatë këtij viti.
 
Çmimin e parë e mori gazetarja e emisionit “Fiks Fare”, Juliana Ristani, për kronikën lidhur me vështirësitë e shërbimit të përmbarimit dhe mungesën e mbështetjes së policisë.
 
Çmimin e dytë, e ka marrë gazetari Dashamir Biçaku i gazetës “Mapo” për shkrimin për tre shqiptarë të vrarë në luftën e Sirisë.
 
Çmimin e tretë e ka marrë Gjergj Thanasit i gazetës “Investigimi” për shkrimin e tij për tregtinë e armëve mes Shqipërisë dhe Iranit.
 
Gjatë tryezës me temë “Sfidat dhe e ardhmja e gazetarisë investigative në Shqipëri”, u diskutuan edhe për gazetarinë investigative Prezenca e OSBE-së, ku morën pjesë mbi tridhjetë gazetarë që punojnë në këtë fushë.
 
Tryeza shërbeu si një mundësi për të shkëmbyer përvoja, mendime dhe ide dhe për të diskutuar se si mund të promovohet dhe çohet përpara gazetaria investigative në Shqipëri. Për të forcuar më tej praktikat e gazetarisë investigative, kjo tryezë e rrumbullakët do të pasohet nga një trajnim më i thelluar dy-ditor në dhjetor.
 
Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Florian Raunig, përmendi ndër vështirësitë që has gazetaria investigative mungesën e informacionit, të fondeve dhe ngurrimin e disa botuesve për të publikuar artikuj dhe kronika investigative nga frika e presionit të mundshëm politik ose financiar.
 
“Dëshiroj t’u jap zemër të gjithë gazetarëve, sidomos të rinjve, që të vazhdojnë përpjekjet në këtë fushë. Pavarësisht se sa e vështirë është, gazetaria mbetet thelbësore për një shoqëri demokratike funksionale. Nëse media është “rojtarja” e demokracisë, gazetaria investigative është syri dhe veshi i kësaj rojtareje,” tha Raunig.
 
gazetaria_investigative_
(Ambasadori i OSBE, Florian Raunig, me panelin e gazetarëve duke diskutuar për gazetarinë investigative, Rudina Xhunga dhe Alba Malltezi)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit