Gazetarja 'historike' e VOA-s flet për herë të parë me zë të dridhur... dhe ka një arsye të veçantë (VIDEO)

Gazetarja 'historike' e VOA-s flet për herë të parë me zë të dridhur... dhe ka një arsye të veçantë (VIDEO)

Laura Kondi

SHBA- Pas 20 vitesh largohet nga Zëri i Amerikës, Laura Konda. Në përfundim të edicionit të lajmeve ajo ka njoftuar se ky është emisioni i saj i fundit . Ajo tha se gjatë këtyre viteve ka qenë e rëndësishme ruajtja e integritetit dhe bërja e një gazetarie të paanshme.

E emocionuar dhe si rrallë herë me zë të dridhur ajo falënderoi edhe audiencën besnike e cila e ndjej prej 20 vitesh për mbështetjen e cila ka shkuar tek ajo në forma të ndryshme.

"Sot desha të ndaj me ju një lajm personal. Ky është emisioni im i fundit pasi kam vendosur të largohen nga Zëri i Amerikës. Kam pasur rastin dhe nderin të intervistoj një numër të madh analistësh, qytetarësh, politikanësh dhe si të mbuloj ngjarje historike. Për mua ka qenë e rëndësishme ruajtje e integritetit dhe pasqyrimi i ngjarjeve me vërtetësi. Ju falenderoj ju që më keni ndjekur. Keni qenë një audiencë e mrekullueshme që më ka mbështetur. Ju tashmë keni zënë një vend të veçantë në jetë time. Faleminderit" tha Laura Konda.

Në fund të edicionit të lajmeve, VOA kishte përgatitur edhe një album nga intervistat e saj ndër vite.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 23/07/2019 01:55

    Fjalimi i zonjes Konda me kujton momentet ne kohen e diktatures kur vinte ora 18.00 dhe 20 e 30 me radion Iliria qe kishte vale te shkurtera degjonim Zerin e Amerikes si rreze shprese per permbysjen e diktatures komuniste ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lirohet nga qelia ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci

Lirohet nga qelia ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci