Gazifikimi i Shqipërisë kushton 4 mld euro, janë 6 projekte kryesore! Shuli: Po punohet për të depozituar gaz në Dumre

Projekti ambicioz i qeverisë për të gazifikuar vendin, si një alternativë për të ulur konsumin energjisë elektrike, kushton plot 4 miliardë euro. Shifra u bë e ditur në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese nga përfaqësuesi i ERRE-s Maksim Shuli, i cili tha se janë 6 projekte kryesore që duhet të realizohen për të arritur që në të gjithë vendin të ketë shpërndarje të gazit natyror. 

“Ka një studim për gazifikimin e Shqipërisë i bërë me mbështetjen e TAP që ka 6 projekte prioritare. Gazifikimi i gjithë Shqipërisë nga fieri deri në Sarandë, dhe njëkohësisht shtrirja e IAP (Projekti i gazsjellësit Jonian-Adriatik), nga Fieri deri në Kroaci. Afërsisht për gazifikimin e vendit duhen 4 miliardë euro, nuk janë pak, por 6 projektet emergjente janë nga Vlora deri në Fieri që është rreth 29 milionë euro është bërë projekti i zbatimit, siç është bërë projekti për IAP. Projekti IAP do të zhvilloj infrastrukturën dhe çdo qytet i vendit do të krijoj degë si në Kukës ku do të lidhet me ALKOGAP (Gazsjellësi Shqipëri-Kosovë “ALKOGAP”), që të përdoret gazi edhe në Kosovë. Projekti IAP do të marrë fonde nga BE, ndërsa projekti Vlorë-Fier, lidhet me TEC-in e Vlorës dhe Excelerate Energy dhe Exxon Mobil”, tha në Komisionin e Veprimtarisë Maksim Shuli, përfaqësues nga ERRE-s.

Ndërkohë TEC-i i Vlorës do të vihet në punë me gaz që do të vij nga Amerika. 

“Excelerate do të përshtatë dhe do të rinovoj TEC-in, do ta kthejë me gaz dhe do të jetë gaz që nuk ka ndotje, sepse do të vij direkt nga Amerika”, tha Shuli.

Shuli foli edhe për vendburimin e Dumresë, që ka një potencial të madh për prodhimin e gazit natyror, por sipas një studimi që ka përfunduar në Dumre ekziston mundësia për të depozituar gaz. 

“Për këtë vendburim ka përfunduar studimi i fizibilitetit për të bërë ruajtjen nëntokësore të gazit. Vetëm për vitin 2021, ruajtja e gazit natyror në vendburime të tilla për të gjithë Evropën përfshirë edhe Rusinë ishte 171 miliardë. Studimi i fizibilitetit që ka përfunduar me sukses për vendburimin e Dumresë, do të na japë neve të drejtën, që Shqipëria të bëhet nesër, krahas kryqëzimit të tubacioneve të gazit TAP, IAP, etj, ne do të arrijmë që në Dumre të depozitojmë sasi të tjera gazi. Me 500 milionë USD investime që mund të bëhen aty, Shqipëria bëhet e barabartë me atë çka ka rezervuar Ukraina për vitin 2021”, tha Shuli.

Nga ana tjetër shumë shpejt sipas përfaqësuesit të ERRE-s do të ketë një vendim edhe për ruajtjen e rezervës së detyrueshme të gazit natyror siç u bë e detyrueshme rezerva e naftës për 3 muaj.

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë