Padia kundër KLP, Gazment Bardhi: Prokurori i bandave, kandidat për SPAK! Sistemi i drejtësisë në provë brenda vetes

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në rrjete sociale për padinë që është bërë kundër KLP në Gjykatën Administrative, për mënyrën sesi është përzgjedhur prokurori Alfred Shehu në SPAK.

Sonila Muhametaj e cila ishte një nga tre kandidatet për dy vendet e lira në SPAK, paditi KLP-në për mënyrën e renditjes dhe përzgjedhjes së Alfred Shehut dhe Elvin Gogajt.

Sipas Gazment Bardhit, Alfred Shehu i ka shërbyer bandave të Taulant Ballës në zgjedhje, ndërsa thekson se u kap në flagrancë duke mashtruar pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Shehu ishte prokurori që hetoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit ndërsa pasi kaloi vettingun u përzgjodh në SPAK.

“Sistemi i drejtësisë është vënë në provë nga brenda vetes. KLP është paditur për manipulim dhe si shtojcë e Partisë Socialiste. Në shkelje flagrante të ligjit, KLP i ka hapur rrugën për në SPAK prokurorit Alfred Shehu që i shërbeu bandave dhe Taulant Ballës në zgjedhje, duke u kapur në flagrancë duke mashtruar.”-shkruan Bardhi.

Bardhi teksa ngre disa pyetje, shkruan se përgjigja e tyre nga drejtësia do të ndajë qartë nëse sistemi i ri i drejtësisë do t’u përkasë përfundimisht pushtetit dhe bandave, apo miliona euro dhe dollarë u shpenzuan që sistemi t’u shërbejë qytetarëve.

“Pyetja që e bën sot çdo shqiptar është: A do të lejojë gjykata një SPAK të kapur nga Edi Rama dhe shërbëtorët e tij si Taulant Balla? A do të lejojë gjykata që të bëhet pjesë e SPAK prokurori famëkeq, Alfred Shehu? Si mund të jetë i denjë për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin një prokuror që gënjeu hapur dhe publikisht për ti shërbyer bandave dhe korrupsionit qeveritar? Përgjigja e këtyre pyetjeve nga drejtësia do të ndajë qartë nëse sistemi i ri i drejtësisë do t’u përkasë përfundimisht pushtetit dhe bandave, apo miliona euro dhe dollarë u shpenzuan që sistemi t’u shërbejë qytetarëve” shkruan Bardhi në rrjete sociale.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, ish-drejtues politik i PD në Elbasan për zgjedhjet e 25 prillit, u akuzua nga socialistët për ngjarjen ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Prokurori Shehu, mohoi publikisht që në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani nuk u gjetën materiale zgjedhore. Më pas në gjyq, ai pranoi të kundërtën e asaj që kishte pohuar në konferencën me gazetarët. Rezultoi se bashkëpuntorë të Pjerin Xhuvanit kishin në makina materiale zgjedhore dhe ata ishin ndaluar nga militantë të Partisë Demokratike, sepse po blinin vota në lagjet më të varfra të Elbasanit, përmes disa listave që përdornin patronazhistët e PS.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sifi: 22/01/2022 17:28

    Or Gaz Bardhi kush e vrau Pjerin Xhuvani ?A ushe ti qe mbroje vrasesin . Ke dhe kurajo dhe flet.Duhet te ishe i pandehur, dhe kjo eshte nje fakt qe prokurori nuk i ka bere sic duhet hetimin.Ke marre pjese ne vrasje dhe duhet te japesh llogari

    Përgjigju
    • Haha: 23/01/2022 14:58

      Gaz marmida qe ngrohu prapanicen ne Elbasan.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e organizoi Shqipëria finalen e Conference League?



×

Lajmi i fundit

John

Pukë/ Plagoset me armë zjarri në këmbë një 11-vjeçar në fshatin Gjegjan