Gënjeu ish-drejtorin e SHISH
11 vjet burg shtetases zvicerane

Gënjeu ish-drejtorin e SHISH<br />11 vjet burg shtetases zvicerane
TIRANE- Dënohet me 11 vite burg Agnese Foure Maria Somma,(foto) që njihet si e dashura e ish-efektivit të Shërbimit Informativ Genti Roshi dhe administratoria e dy kompanive “IXY Prelude Evolution” dhe “Crofin Sëiss Management”. Shtetësja zvicerane rezulton të ketë mashtruar dhe ish-drejtorin e SHISH Eduart Dake si dhe disa biznesmenë të tjerë. Në Shqipëri ajo njihet me emrin Anjeze Fure, dhe se pasi ka marrë një pjesë të konsiderueshme të parave të dhëna nga persona të ndryshëm është larguar nga Shqipëria, ndërkohë procesi penal kundër saj, ka vijuar në mungesë.

Në gjykatën e Tiranës, janë zhvilluar 26 seanca gjyqësore, ku në fund prokuroria e dosjes kërkoi dënimin e shtetases zvicerane me 12 vite burg, ndërkohë gjykata vendosi ta dënojë me 11 vjet për akuzën e “Mashtrimit me shuma të mëdha financiare”. Anjeze Fure është shpallur fajtore për rreth katër raste ku mësohet se ka mashtruar ish-drejtorin e SHISH Eduard Dake, të cilit i ka marrë 30 milion lekë dhe 6 milion lekë të tjera i ka marrë, i dashuri i saj Genti Roshi, ky i fundit i përfshirë në plagosjen e Eduart Dakes. Ndërkohë personat e tjerë të mashtruar janë Kastriot Zaka, Aleksandër Jorgoni, Enkeleda Jorgoni dhe Mikaelo Terpo. Disa prej personave të mashtruar nuk janë paraqitur në gjykatë për të dëshmuar.

Agjenti në kompani
Nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasja zvicerane Agnese Foure Maria Somma ka pasur si anëtar të këshillit mbikqyrës ish-agjentin e Shërbimit Informativ Shtetëror Genti Roshi. Me këtë të fundit mësohet se e dënuara kishte një lidhje intime, dhe se në pjesën më të madhe Roshi dilte garant tek biznesmenët e ndryshëm duke dhënë siguri që nëse do jepnin shuma të mëdha financiare do hynin aksionerë në dy kompanitë tregtare IXY Prelude Evolution” dhe “Crofin Sëiss Management” që zotërohen nga shtetësja zvicerane. Kështu ka ndodhur dhe me rastin e ish-drejtorit të SHISH Eduart Dake, i cili duke marrë garancinë e vartësit të tij Roshi, ka vendosur të japë sasinë prej 30 milion lekë në adresë të shtetases zvicerane.

Mirëpo koha ka kaluar dhe sërisht Dake dhe biznesmenët e sipërcituar nuk janë futur aksionerë. Nga ana tjetër e dënuara me 11 vite burg Agnese Foure Maria Somma, ka marrë sasinë e lëkevë dhe është larguar jashtë Shqipërisë. Ndërkohë në Shqipëri ka lindur një konflikt i ashpër mes Eduart Dakes dhe vartësit të tij Genti Roshi. Dake ka vendosur të kallëzojë në prokurorie Roshin dhe të dashurën e tij zvicerane, dhe pa kaluar shumë kohë nga ky kallëzim Dake është qëlluar me plumba nga Roshi. Në dëshminë e tij dhënë në polici, Dake pretendon se atentati lidhet jo vetëm me kallëzimin për zviceranen por edhe për dy ngjarje të tjera që u kanë ndodhur drejtuesve të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Vendimi i gjykatës
Gjyqtari Sokol Tona ka vendosur të pranojë kërkesën për dënimin me burg të biznesmenes zvicerane, që mashtronte shtetasit Shqiptarë. Prokuroria e çështjes ka kërkuar dënimin me 12 vjet heqje lirie, ndërkohë që kjo kërkesë në vendimin e gjykatës së Tiranës është ulur vetëm me një vit, duke shpallur fajtore shtetasen zvicerane dhe dënuar me 11 vjet heqje lirie. Në këtë proces gjyqësor Agnese Foure Maria Somma, nuk ka qënë prezent në asnjë nga seancat gjyqësore për shkak të largimit nga Shqipëria.
 

Shkrimi u publikua sot (23.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pagesat elektronike, Delina Ibrahimaj: Ja si do realizohet dhe kategoritë që përfitojnë

Pagesat elektronike, Delina Ibrahimaj: Ja si do realizohet dhe kategoritë që përfitojnë