Genoa, pengesa e Milanit për kthesën! Juventus 'likuidon' Salernitanën, sonte derbi Everton-Liverpool

Genoa, pengesa e Milanit për kthesën! Juventus 'likuidon' Salernitanën, sonte derbi Everton-Liverpool

Disfatat kundër Fiorentinës dhe Sassuolos Milani i Stefano Piloit do tentojë t’i harrojë mbrëmjen e sotme kur të përballet në orën 20:45 në transfertë kundër Genoa-s. ‘Djalli’ ka humbur vendin e parë dhe ndër të tjera shpreson që Sassuolo të ndalë edhe Napolin. Interi ndërkohë kërkon sonte në 18:30 fitoren e tretë radhazi në Seria A kur të përballet me Spezian e Rei Manajt. Zikaltërit vijnë pas një momenti tejet pozitiv dhe dëshirojnë të mos e ndërpresin rrugën drejt rikonfirmit si kampion të Italisë.

Ndërkohë Juventus ka gjetur pak qetësi, pasi të martën u rikthye te fitoret në sfidën me Salernitanën, që e mposhti 2-0. Golat u realizuan nga Morata dhe Dybala, me këtë të fundit që humbi edhe një penallti.

Një supersfidë mbrëmjen e sotme pritet në Premier League, pasi në Godison Park luhet derbi Everton-Liverpool. Everton është në kushtet për të mos gabuar, ndërsa Liverpool s’ka alternative përveç fitores për kreun. Një sy duhet mbajtur edhe në La Liga ku Reali kryesues pret në shtëpi Atletic Bilbaon.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘heq’ dorë nga Monika, ‘josh’ pa dobi Berishën dhe ‘nyja’ Argita

Meta ‘heq’ dorë nga Monika, ‘josh’ pa dobi Berishën dhe ‘nyja’ Argita