Gent Cakaj kujton masakrën e Reçakut: Ende kërkohet drejtësi

Gent Cakaj kujton masakrën e Reçakut: Ende kërkohet drejtësi

Gent Cakaj

TIRANE- Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, në përkujtim të masakrës së Reçakut, 21 vite më parë.

“Njëzetë e një vite më parë, forcat serbe vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë, pleq, gra e burra e të mitur. Kjo ngjarje jo vetëm tronditi fort ndërgjegjen e gjithë botës demokratike, por edhe përshpejtoi ndërhyrjen politike e ushtarake të NATO-s në Kosovë.”- u shpreh Ministri në Detyrë Cakaj.

Gjithashtu, ai theksoi se duke kujtuar masakrën e Reçakut, kujtohet edhe rrugëtimi drejt pavarësisë së Kosovës nëpërmjet fushatave më të shëmtuara të spastrimit etnik dhe gjenocidit.

“Njëzetë e një vjet më vonë ende kujtojmë nevojën për vënie para drejtësisë të frymëzuesve politikë dhe zbatuesve ushtarakë e spastrimit etnik dhe veprimeve gjenocidiale në Kosovë.”- përfundoi statusin e tij Cakaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ Rritet në 76% vlerësimi negativ i qytetarëve për aktivitetin e opozitës

Sondazhi në Report Tv/ Rritet në 76% vlerësimi negativ i qytetarëve për aktivitetin e opozitës