Gent Ibrahimi: Duam shoferë personalë si anëtarët e KLGj-së! Manja: Do u heqim shoferët edhe atyre që të barazoheni, ecni në këmbë si ne 

Gent Ibrahimi: Duam shoferë personalë si anëtarët e KLGj-së! Manja: Do u heqim shoferët edhe atyre që të barazoheni, ecni në këmbë si ne 

Mbledhje nga Komisioni i Ligjeve

Komisioni i Ligjeve shqyrtoi sot buxheti i institucioneve të pavarura për vitin 2021, ndërsa dëgjoi kërkesa dhe pretendimet e tyre.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, kërkoi ndër të tjera edhe katër shoferë për anëtarët e Këshillit. Ibrahimi tha se të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor kishin shoferë personalë sipas ligjit, ndërsa anëtarët e KLP kishin katër shoferë mangët.

Ibrahimi kërko barazi mes dy Këshillave. Relatori Bashkim Fino, njëherësh anëtar i Komisionit të Ligjeve, tha se është absurde të kërkosh katër shoferë në këtë kohë pandemia.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, u shpreh se Kuvendi do të vendoste barazi, duke i hequr pesë shoferë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Manja tha se në këtë kohë krize kur të gjithë kanë shtrënguar rripin, anëtarët e KLP dhe KLGJ të lëvizin në këmbë siç po lëvizin edhe deputetët.

Diskutimet në Komisionin e Ligjeve për buxhetin e KLP

Gent Brahmi: Pika e dytë ka të bëjë me shtimin e gjashtë pozicioneve në strukturën e KLP. Kjo ka të bëjë me një anomali që është trashëguar nga e shkuara. Meqenëse KLP, ndryshe nga KLGJ, është konstituuar nga e para në 2019, në atë rast mbi ne aplikohej një tavan, sa i takon raportit midis punonjësve mbështetësh dhe punonjësve teknikë. Ky tavan na lejonte ne që të merrnim maksimalisht një numër prej 7 shoferësh, gjë që do të thotë se vetëm 7 nga 11 anëtarë të KLP e gëzojnë këtë shërbim, në një kohë kur të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor e kanë këtë shërbim. Po kështu e kanë edhe gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe të gjithë atë që kanë një status të barabartë me anëtarët e KLP. Pra është krijuar një anomali, një pabarazi në thelb midis anëtarët të KLP dhe anëtarëve të KLGJ.

Bashkim Fino: KLP ka një buxhet të kënaqshëm, jo të përshtatshëm, por shumë të kënaqshëm... Te pika e dytë jam absolutisht kudra. Jam kundër z. Ibrahimi sepse kemi bërë një diskutim shterues bashkarisht në 2019, kur miratuam strukturën organizative tuajën të KLP-së dhe ju dhamë një shifër të kënaqshme. Ju sot keni një strukturë me 65 veta. Ndërkohë që ju keni në punë 57 veta, ju keni edhe 7 vende vakante. Duke pasur vakante dhe të thua se dua edhe katër shoferë të tjerë, në një kohë pandemie dhe krize globale, mua më duket absurde.

Gent Brahmi: Është e vërtetë ajo që tha z. Fino që KLP ka 65 punonjës dhe janë të punësuar vetëm 57. Por nuk bën sens që ta përziesh këtë me kërkesën që unë bëra për shtimin e numrit të stafit mbështetës pasi ata të 7 që mungojnë janë dy anëtarë të KLP, të cilët ende nuk janë zgjedhur, mungon këshilltari i etikës, mungojnë edhe dy drejtorë, rekrutimi i të cilëve është në fazën finale të saj. Në këto kushte mund të llogarisim së organika jonë është e plotë. Mbetet fakti i dallimit në status i disa anëtarëve të KLP me anëtarët e KLGJ.

Bashkim Fino: Në politikën tonë të kësaj mazhorance, për vitin tjetër nuk kemi ndërmend të shtojmë asnjë punonjës në institucione të ndryshme, aq më tepër në institucionet tuaja dhe të Vetingut, që i kanë bërë vetë dhe të gjitha strukturat dhe të gjitha pagat jua kemi kaluar siç keni dashur ju...Unë nuk mendoj se prishet balanca e KLP-së se ju doni të shtoni katër shoferë. Ndërkohë që shumë institucione, ministritë, deputetët dhe institucione më të larta nga ju, nuk kanë shofer fare. Dhe shumë mirë që nuk kanë. Nuk ulet puna e KLP për katër shoferë.

Gent Brahmi: Unë i kuptoj argumentet e z. Fino. Bashkë kemi qenë ku kemi miratuar strukturën e KLP. Por, nuk mund të them se sot se një anëtar i KLGJ ka një status më të lartë se sa një anëtar i KLGJ. Këtu nuk mund të ketë organe më të larta dhe më të ulëta. Vetëm Kuvendi është organ më i lartë nëse mund të të përdoret ky term.

Ulsi Manja: Jam me ju në pikën e barazisë që ju kërkoni trajtim të barabartë në status me KLGJ. Këtë barazi në status e ka edhe ligji. Po përjetojmë situata jo të zakonshme në lidhje me buxhetin për shkak të gjendjes së pandemisë, ndaj për të pasur barazi, është më mirë t’u heqim atyre 5 shoferë, që t’u lëmë 7 atyre dhe 7 ju. Dhe kështu jemi të gjithë në rregull. Se nuk e kuptoj dot se kur të gjithë e kemi rripin e shtrënguar nga tërmeti dhe pandemia, çfarë problemi ka që anëtarët e KLP dhe KLGJ të lëvizin në këmbë siç po lëvizin edhe ne deputetët.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I pandehur: 10/11/2020 09:06

    Nese ndonjeri prej anetareve i perket grupit te personave me aftesi te kufizuara atehere i takon shoferi! Por nese keta qe kerkojne shofere kane makina personale dhe i drejtojne perdite atehere perso duhet te kerkojne shofer?!! Edhe anetaret e KLGJ nuk duhet te kene shofer nese jane te afte fizikisht!!

    Përgjigju
  • Jurist: 10/11/2020 04:34

    Turp per kryetarin e klp qe eshte katandisur merret dhe me shoferat. Shume e ka ul piacen. Kerkon te konkurroje klgj ne nivel luksi dhe rehati. Kjo eshte reforma e famshme e rilindjes?????????????

    Përgjigju
  • MARUI: 09/11/2020 23:51

    O ÇFAR TMERRRRI QENI IBRAHIM EVALLA O PASHA DO SHOFER FUNDËRRRRINA. NË NJË KOH QË POPULLI SHQIPTAR ËSHTË NJË NGA POPUJT MË TË VARFËR TË EVROPËS E IBRAHIM O PASHA DO SHOFER EVALLHA MOR TIPIK PIS TURKOSHAK MOR FUNDËRRIN E MJERA SHQIPËRI ÇFAR MBAN NË GJI.

    Përgjigju
  • goni: 09/11/2020 22:11

    sa i peshtire eshte ky tipi ,gati ja kalon edhe salianjit dhe pjerinit

    Përgjigju
  • One: 09/11/2020 20:57

    Keta po dalin ca shushunjeza te tjera. E kane mendjen per privilegje dhe jo per te nxjerre vendin nga kriza. Nuk e di se sa e veshtire qenka per keta qe ti japin vete makines por me shqeteson fakti qe flitet per luks nderkohe qe s’kemi pare asnje rezultat. Ne nje vend aq te varfer si mund te flitet per kete lloj luksi?! Ne presim te degjojme per goditjen e krimit te organizuar dhe politikaneve te korruptuar keta thone qe s’kemi shofere.

    Përgjigju
  • Qytetar: 09/11/2020 20:44

    Ca shoferesh doni akoma o z. Ibrahimi A je ne terezi, a shikon cfare krize eshte shqiperia ??

    Përgjigju
  • Arbëri: 09/11/2020 20:29

    BRAVO ZOTRI MANJA ...!!!

    Përgjigju
  • Njoni: 09/11/2020 19:59

    A se aty janë mbledh nji tufë me qylaxhij. Me biciklet në punë do ju detyroja të shkonit që tju zbresë ai barku plot me mut, more morra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet