Georgina Rodriguez merr një pagë mujore nga Ronaldo për kujdesin e 4 fëmijëve

Georgina Rodriguez merr një pagë mujore nga Ronaldo për kujdesin e 4 fëmijëve

Foto nga familja e Ronaldos

Superylli portugez Ronaldo dhe Georgina Rodriguez jetojnë një jetë luksoze në Torino me pagën e rreth 34 milionë euro nga Juventus.

Ata kanë një fëmijë së bashku, vajzën 2-vjeçare Alana Martina, por ajo rrit edhe tre fëmijët e tjerë të Ronaldos.

Sipas “The Sun”, Ronaldo i dhuron 26-vjeçares Rodriguez një rrogë prej 96 mijë eurosh çdo muaj, pasi ajo gjithashtu kujdeset për binjakët surrogat Eva e Mateo dhe fëmijën e parë, Cristiano Jr.

Për ditëlindjen e tij të 35-të, Rodriguez i dhuroi atij një Mercedes G-Wagon me një çmim prej 93 mijë paund.

Rodriguez gjithashtu fiton 6600 paund për postimet në Instagram, pasi sponsorizohet nga një kompani për shkak të numrit të ndjekësve të saj që janë 16.5 milionë.

Në fillime ajo kishte një jetë shumë të vështirë, gjatë jetesës në fshatin e vogël të Jaca, në Spanjën veriore, me babanë e saj ish-futbollistit argjentinas, Jorge dhe nënën spanjolle, Ana.

Që fëmijë, ajo dëshironte të ishte balerinë, por për shkak se prindërit e saj nuk mund të përballonin ta dërgonin atë në shkollën e vallëzimit, në vend të kësaj, Georgina u bë pjesë e  botës së modës.

Foto nga familja

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Aktivistja provokon Alec Baldwin: Thuaj ‘Palestina e lirë’! Aktori s’përmbahet e godet me grusht (VIDEO)

SHBA/ Aktivistja provokon Alec Baldwin: Thuaj ‘Palestina e lirë’! Aktori s’përmbahet e godet me grusht (VIDEO)