Gerald Murrja, tenori dibran mban recitalin e parë në Liceun ku studioi! Në skenë me të edhe artistë të tjerë, nga Soni Malaj e pedagogu Tusha

Është një nga tenorët më premtues të “Operas”.  Në sallën ‘Tonin Harapi’, në Liceun Artistik ku studioi, artisti dibran Gerald Murrja po mban provat që i paraprijnë recitalit të tij të parë, mbrëmjen e sotme në orën 19.00.

“Dëshira për muzikën klasike ka lindur vite më parë. Sapo mbarova shkollën 9-vjeçare u futa në Liceun artistik, këtu ku jemi edhe sot që do bëj recitalin tim të parë. Aty nisi gjithçka me pedagogen time të nderuar Zina Zdrava me të cilën pata edhe mësimet e para të kantos dhe drejt muzikës operistike”, rrëfen tenori, solist në TKOB.

Në Universitetin e Arteve, pedagogu udhëheqës i tij ka qenë tenori Kastriot Tusha, dhe Geraldi, ka dashur ta ketë pjesë edhe të këtij momenti, për të unik.  Do të performojnë sot bashkë me të tjerë artist si Soni Malaj, Tiri Gjoci e Renisa Laçka. Një recital i mbështetur nga miqtë siç thotë ai.

“Kam bërë një miks të  muzikës klasike dhe të lehtë mendova të bëj dhe një ndërthurje për të tërhequr sa më shumë publik”, shton më tej Murrja.

Ndonëse i ri në moshë, është finalist i disa kompeticioneve dhe koncerteve të rëndësishme muzikore, pjesëtar i grupit “Classic boys”, por siç thotë, një nga rritjet e tij të mëdha është të bëhej pjesë e “Operas”, ku vijon si artist i brendshëm prej tri vitesh.

“Nisa të punoja në ‘Opera’ paralelisht ndërkohë që isha student. Dhe sigurisht që deri sa të fitoja sigurinë ka qenë shumë e vështirë. Sepse çdo student në fund të studimeve pyet veten: Në rregull e mbarova universitetin, po tani ku do të shkoj. Dhe fatmirësisht me shumë punë e regjim, ia dola që të punësohesha në ‘Opera’. Ka qenë një nga momentet më të rëndësishme për mua”, thotë më tej artisti.

Si protagonist apo jo, thotë se çdo rol që ka fituar për të ka shënuar një moment të veçantë, e pas recitalit, në dhjetor kalendari artistik i Teatrit lakon emrin e tij.

“Projekti i ardhshëm është “Don Pacuale” në Teatrin e Operas. Ajo do jetë sfida më e madhe e jetës sime”, thotë artisti.

Geraldi pret sot edhe familjarët e tij, e rrëfen se kanë qenë për gjatë kësaj kohe kanë qenë mbështetja më e madhe.

A.D/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ftohje raportesh me Veliajn? Rama hedh poshtë aludimet: Përballja e shkelësve me ligjin, meritë e PS që reformoi drejtësinë

Ftohje raportesh me Veliajn? Rama hedh poshtë aludimet: Përballja e shkelësve me ligjin, meritë e PS që reformoi drejtësinë