Gërdeci pa 10 të arrestuar, Delijorgji
Minxolli-Pinari-Ngjeçi u dorëzuan

Gërdeci pa 10 të arrestuar, Delijorgji <br />Minxolli-Pinari-Ngjeçi u dorëzuan
TIRANE - Shkon në 5 numri i urdhër-arresteve të ekzekutuara nga policia e kryeqytetit për të dënuarit e tragjedisë së Gërdecit. Pas vetëdorëzimit të Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit, Dritan Minxollit, dhe Sokol Ngjecit, komisariati numër 4 ka shoqëruar sot Hysni Cockën.

Policia e Tiranës është duke proceduar me urdhër-arrestet ku kanë mbetur pa u ekzekutuar edhe 10 të tjera. Në mungesë të vetëdorëzimeve banesat e 10 personave të pa arrestuar do të kontrollohen dhe nëse këta persona nuk gjenden do të shpallen në kërkim.

Aktualisht jashtë Shqipërisë ndodhet ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha, i cili është larguar disa kohë më parë për t’u strehuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

MBREME VETEDOREZIMI I TRESHES SE GERDECIT, DELIJORGJI-PINARI-MINXHOLLI
(Dje 14 shkurt, 2013)
Në fuoristradën gri metalixato me targa TR 47 86 L të avokatit Fatmir Braka, të ulur mbrapa ngjitur me njëri-tjetrin Minxholli, Pinari, Delijorgji. Në këtë mënyrë është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës treshja kryesore e të pandehurve për tragjedinë e 15 marsit të 5 viteve më parë në Gërdec. Ndërsa rreth 2 orë më pas të njëjtin "shembull" ka ndjekur edhe Sokol Ngjeçi, i cili u vetëdorëzua në Komisariatin numër 3 Tiranë. Ngjeçit i kanë mbetur për të kryer 3 vjet e 7 muaj burg.

Mihal Delijorgji, president i shoqërisë Albademi, Ylli Pinari, drejtor i MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës Albademi, treshja e të pandehurve kryesorë për Tragjedinë e Gërdecit është filmuar nga kamera e televizionit A1 REPORT pasditen e sotme, teksa qetësisht futeshin brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës pa komente për mediat. Delijorgjit i kanë mbetur për të kryer edhe 3 muaj, 24 ditë, Pinarit  3 vjet e 7 muaj dhe Minxhollit 5 vjet e 7 muaj.

Nje ditë pas vendimit të formës së prerë dhënë nga Gjykata e Apelit për dosjen “Gërdeci”, ku u reduktuan dënimet për të pandehurit kryesorë, Prokuroria firmosi 15 urdhër-arreste për të ndaluar personat e dënuar, lista me emrat e të cilëve i kaloi për ekzekutim Drejtorisë së Policisë dhe pritet që të gjithë të pandehurit për shpërthimin në fshatin Gërdec të ndalohen për të kryer dënimet e mbetura.

PROKURORIA DJE LESHOI 15 URDHER-ARRESTE
Burime për A1REPORT nga organi i akuzës thanë se deri më tani janë firmosur 15 urdhër-arreste për të ndaluar personat e dënuar ku ndër të pandehurit janë Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxolli, i kanë kaluar policisë Tiranë dhe është ky institucioni i cili duhet t'i ekzekutojë.

Gjykata e Apelit vendosi të reduktojë dënimin për tre prej të akuzuarve kryesorë të tragjedisë së Gërdecit: Ylli Pinari nga 18 vjet dënohet me 15 vjet burg, ndërsa Dritan Minxhollit dhe Mihal Delijorgjit i reduktohet dënimi me 1/3.

Kështu Dritan Minxholli dënohet me 12 vjet burg ndërsa Mihal Delijorgji dënohet me 6 vjet e gjysmë, ndërsa me llogaritë e paraburgimit Mihal Delijorgji duket i privilegjuari i drejtësisë pasi thuajse i ka mbyllur llogaritë me drejtësinë.

Policia e Tiranës pritet të ekzekutojë urdhër arrestet brenda orës 20:00 të mbrëmjes së sotme, ndërsa menjëherë pas vendimit të djeshëm inspektorë të policIsë dhe komisariatet e kryeqytetit kanë bërë verifikimin fizik të të pandehurve duke shmangur ndonjë largim të mundshëm të tyre për t’u shmangur drejtësisë.

POLICIA: DO VAZHDOJME TE EKZEKUTOJME VENDIMET E PROKURORISE

Ora 21:00 Mbrëmjen e djeshme Policia e Tiranës ka shpërndarë në media një komunikatë për shtyp përmes së cilës bën të ditur se do të vazhdojë të ekzekutojë vendimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, çështja e “Gërdeci”, për 15 shtetas :
Aktualisht në strukturat e policisë janë vetëdorëzuar shtetasit : Mihal Deliorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxhozi.

Ndërkohë që policia do të ekzekutojë edhe 12 urdhërat e Prokurorisë për shtetasit :
Jorgo Mino, Hysni Cocka, Fari Toska, Denis Hajdari, Gëzim Oshafi, Zenun Fero, Fatbardh Kuci, Dashnor Caushi, Sokol Ngjeci, Armand Tartari, Ndue Marku, Luan Hoxha.


PROKURORIA LISTE POLICISE SE TIRANES ME 15 EMRA PER T'U ARRESTUAR

15 URDHER EKZEKUTIMET


Koha që u ka mbetur për burg


1. Mihal Delijorgji 3 muaj, 24 ditë
2. Luan Hoxha 5 vjet
3. Ylli Pinari 3 vjet e 7 muaj
4. Minxholli 5 vjet e 7 muaj
5. Sokol Ngjeçi 3 vjet e 7 muaj
6. Çaushi 3 vjet
7. Tartari 1 vit
8. Ndue Marku 1 vit
9. Fatmir Kuçi 1 vit
10. G.Hoshafi 3 vjet
11. Jorgo Mino 3 vjet
12. Denis Hajdari 1 vit
13. Fahri Toska 3 vjet
14. Zenun Fero 3 vjet
15. Hysni Çoçka 3 vjet

minxholli pinari
*Në foto, Dritan Minxholli (majtas) dhe Ylli Pinari (djathtas) duke hyrë në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë

delijorgji
*Në foto, Mihal Delijorgji drejt ambienteve të Drejtorisë së Policisë Tiranë

(Lajmi filimisht u publikua me 14 shkurt dhe u perditesua me 15 shkurt 2012)
Redaksia online

(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot