Gjyqi i Fatmir Mediut merr kthesë të papritur, gjykata pranon palë 290 të dëmtuarit e tragjedisë së Gërdecit! Përfaqësuesit e SHBA ndoqën procesin

Një tjetër zhvillim mori sot (7 qershor 2023)  procesi ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre në vendimet që çuan në tragjedinë e Gërdecit të 15 marsit 2008.

Ndërsa pritej që prokuroria të paraqiste konkluzionet përfundimtare për ish ministrin një kërkesë e përsëritur nga familja Durda për të qënë pjesë e procesit, të cilës, i është bashkangjitur edhe një nga të plagosurit në tragjedi, bëri që Prokuroria ne Posaçme të ndryshonte qëndrim duke i kërkur gjykatës ta pranojë. 

Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi që seancën e ardhshme, të caktuar më 22 qershor, të njoftohen dhe të marrin pjesë në proces 290 të dëmtuarit - të plagosur dhe trashëgimtarë të viktimave që humbën jetën - nga shpërthimi në Gërdec në marsin e 15 viteve më parë. Zamira Duda dhe avokati i saj e quajtën nje fitore ketë vendim të gjykatës pasi u jep mundësi që edhe ata të dëgjohen në gjykatë

"Interesi i familjarëve në të gjitha rastet që kam folur me të në këto 15 vite, në mënyrë konsistente nuk ka qenë që të shikojnë njeri të futet pas hekurave por të zbardhen realisht ngjarjen. Nuk ka gjë më të mirë sesa të bëhet një gjykim i zakonshëm dhe të zbardhen detajet e asaj ngjarjeje. Patjetër që mund të depozitojnë kërkesa të tjera. Ata kanë të drejta për të kërkuar një vlerë prove, një cilësim të ri të ligjit për faktin penal. Të gjitha këto mund të kërkohen" - tha avokati mbrojtës i familjarëve të Gërdecit, Dorian Matlija

Zamira Durda e cila në tragjedinë e Gërdecit humbi djalin e saj  e quajti fitore të vogël

" Unë e kam kërkuar këtë që në 2009. E kam kërkuar edhe në Gjykatën e Strasburg. Të shikojmë si do të ecë” tha Durda.

Avokati i Fatmir Mediut Ardjan Visha tha se nuk kishin qenë kundër që të dëmtuarit të ishin pjesë në proces por sipas tij nuk është normale që në një kohë kaq të shkurtër gjykata të japë dy vendime të kundërta.  

Ne nuk kemi pasur kundërshtim për të pasur prezent në sallë, nëse ka viktima të një kazusi përsakohë që kemi dy shtylla të qëndrimit. Për ne nuk ka vepër për zotin Mediu, por dhe nëse do të kishte nuk do të kishte mundësi veprimi për shkak të parashtrimit. Mbi këto dy momente duhet të kishim qëndrim sa procedurial të prokurorisë po aq dhe të gjykatës në ndërprerjen e kësaj tallavaje pasi gjithë kjo çështje po humbet kuptimin” tha avokati Ardian Visha

Seanca e radhës u shty për në 22 qershor, ndërsa gjatë kësaj periudhe 290 të plagosurve dhe trashëgimtarëve të viktimave që humbën jetën nga shpërthimi i municioneve në vitin 2008 në Gërdec do të njoftohen për procesin pasi lista do të publikohet në faqen e gjykatës.

Ndërkohë pritet që ish ministri i Mbrojtjes të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar, i cili i është miratuar nga gjykata më herët me kërkesë të tij.

SHBA vëzhgon

Në seancën e sotme kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të SHBA të cilët mbikqyrën seancën e sotme ku ishte parashikuar të shpallej pretenca. Në 22 qershor pritet që SPAK të japë pretencën për Fatmir Mediun të cilin e ka marrë të pandehur për 2 vepra penale. 

Fatmir Mediu akuzohet për akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues gjatë kohës që ka qenë Ministër i Mbrotjes gjatë tragjedisë së Gërdecit. Ai akuzohet  se në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec.

 Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. Për këtë çështje ai

Seanca e kaluar u 

Kujtojmë që më herët e njëjta seancë ku SPAK duhej të jepte pretencën, është shtyrë me arsyen e mospranisë së avokatëve të Fatmir Mediut. Njëri prej avokatëve të Mediut, Henrik Ligori paraqiti një raport mjekësor ndërsa avokati tjetër, Ardian Visha paraqiti një fletëthirrje gjyqi që kishte në një proces tjetër në Durrës. Dy prokurorët e SPAK Klodian Braho dhe Arben Kraja e konsideruan të paligjshëm pretendimin e avokatëve dhe kërkuan të caktohet edhe një avokat falas nga shteti. Ky ishte avokati Artan Simoni. 

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në "fabrikëm" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese.

Një “betejë” e gjatë gjyqësore po vijon prej vitesh. Për këtë tragjedi fillimisht prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët u liruan nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse.

 Vetë Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, që në zgjedhjet e 25 prillit 2021 u zgjodh deputet si pjesë e listave të Partisë Demokratike, i ka mohuar vazhdimisht akuzat për përfshirjen e tij në çështjen “Gërdeci” .

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:20
GJKKO pranon familjarët si palë në proces, avokati: Fitore për familjen! Zamira Durda: Urdhri i ministrit vrau djalin tim

 

Dorian Matlija, avokati i familjes Durda, familje e cila humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit në 2008, u shpreh se tashmë familja është palë në çështjen e penale e do të luftojë krah për krah për të kërkuar drejtësi.

‘Historia e pjesëmarrjes së viktimave në çështjet penale është një luftë shumë e gjatë. Viktimat janë pjesë  procesit dhe janë krah për krah për të zgjedhur çështjen.  Do të bënte një shpallje publike. Ata kanë të drejta për të shkruar çdo lloj gjëje. Të Është një fitore për familjen Durda, pasi ka bërë përpjekje shumë kohë më parë. Prova të reja në gjykim të shkurtuar nuk mund të paraqiten dot. Në gjykim të zakonshëm çdo gjë mund të ndodhë. Unë dua të them se interesi i familjarëve është në mënyrë konsistent. Vetëm e vërteta i çlirojnë njerëzit.’- tha Matlija.

Ndërsa, Zamira Durda u shpreh se kjo është një fitore e vogël për to. Ajo tha se djali i saj u vra me urdhër të ministrit.

‘Një fitore e vogël. Të shikojmë si do të ecë. Provat janë publike. Armatimet erdhën urdhri i ministrit e bëri vrau djalin tim.’- tha Durda.

Ora 15:07
Tragjedia e Gërdecit/ GJKKO shtyn seancën për Mediun, pranon kërkesën e familjarëve të viktimave për të qenë pjesë e procesit

 

GJKKO ka shtyrë sërish seancën për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun. Në seancë u përsërit sërish kërkesa e familjarëve të viktimave për të qenë palë në proces, kërkesë që u pranua. Ndërsa risi gjatë seancës ka qenë kërkesa e një prej të plagosurve gjatë tragjedisë së Gërdecit. GJKKO mori vendimin për të njoftuar të gjithë 290 personat e dëmtuar të cilët do të marrin pjesë në seancën e rradhës.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 07/06/2023 19:41

    Kur behen kaq shume padrejtesi ne kurriz te familjareve te viktigare atehere dhe edukata apo komunikimi zhvleresohen dhe mbetet nje fuck drejtesise shqiptare apo spakut(spurdhjakut)si e kane pagezuar.

    Përgjigju
  • redi: 07/06/2023 16:15

    Shtyrja e gjygjeve sidoms per politikanet eshte sinhali me i keq qe i hep drejtesia popullit.Duhet te kete kufi te caktyar te lejushem per marrjen e vendimeve gjyghesore,naximumi dy here ne heren e trete te zhvillohet gjyghi pa orezencen e avokateve qe jane te specializuar ne shtyrjen e tyre ,bile te jete mase ndeshkimore per ta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pr/ligji për shëndetin riprodhues/ Njihen nënat surrogato dhe e drejta për të ruajtur qeliza riprodhuese me metodën e ngrirjes

Pr/ligji për shëndetin riprodhues/ Njihen nënat surrogato dhe e drejta për të ruajtur qeliza riprodhuese me metodën e ngrirjes