Gëzim Kame rrëfen një jetë në teatër, regjisori: Për veprat në skenë u jam referuar problemeve të vendit tim (VIDEO)

Kritiku i artit Josif Papagjoni, Gëzim Kamen e cilëson sa personazhin e tij, aq edhe të vetvetes e të të tjerëve, artistëve e lexuesve. Prandaj, në 2017-ën, vit ky që përkoi dhe me 70-vjetorin e artistit, Papagjoni vendosi që të rrëfejë “Gëzim Kamen, të vërtetat e artit dhe jetës sime”, në një botim. Vlerësime, gjurmë të lëna nëpër vite, por edhe bisedat më të.

“Kjo ka qenë një dilemë për mua. A ja vlente të shkruante një monografi për Gëzim Kamen apo jo? Pasi, zakonisht bëhet, pasi njeriu ikën nga jeta, edhe pasi është vlerësuar për kontributet e tij. Por, ky libër erdhi në mënyrë të vetvetishme, gjatë një bisede që kam bërë me të, por edhe si një dëshirë e imja edhe e tij, pasi ai e ka thënë në artë atë që kishte për të thënë. Mendoj se kame është një nga regjisorët më aktiv para dhe pas viteve ‘90”, thotë Papagjoni.

I rritur në një familje ushtarake, ku urdhri i kryefamiljarit nuk bëhej dy, Gëzim Kame na rrëfen fëmijërinë e tij në Tiranë, Gjirokastër e Berat. Në moshën 12-vjeçare në shtëpinë, Shtëpitë e Nanë karait, ku jetonte në Berat, me fantazinë e tij krijojnë mjedise teatrore me spektatorë. E kështu kjo lojë ku bileta kushtonte 2 lekë, do ta drejtonte drejtë një ëndrre

“Me një përgjigje nuk e gjykon dot, nuk e di si ka lindur, por duket ka qenë brenda meje. Edhe lus Zotin që përfundimi ka qenë normal, nuk kam bërë zgjedhje të keqe. Që në moshën 8-9 vjeç unë bëja teatër. Si lindi teatri tek unë? Lindi se i vetmi kontakt ishte filmi. Unë kam qenë i privilegjuar, pasi shefat e biletave sa më shihnin më fusnin të shihja filmat në kinema në Berat. Ata filma i riprodhoja, i projektoja në tavan, edhe kështu shihja pjesë nga filmi që kisha parë. Gradualisht më lindi ideja që të riprodhoja filmin që kisha parë më parë në bodrumin e shtëpisë. Krijonim me tim vëlla një lloj magjie, ku vinin të gjithë prindërit edhe më shihnin. Imitonim çdo gjë në mënyrë artistike”, rrëfen Gëzim Kame ndër të tjera.

E dalëngadalë do të nisnin edhe angazhimet e tij në shtëpinë e kulturës në qytet, ku luan rolin e parë, djalin plangëprishës të doktor Halimit nga “Shtëpia në Bulevard” e Fadil Paçramit. Derisa, në moshën 16-vjeçare për herë të parë, do të magjepsej nga shfaqja “Dhelpra dhe rrushtë” , loja e shkëlqyer e Kadri Roshit dhe Margarita Xhepës.

Ende dhe sot e kujton mosdakordësinë e të atit, me dëshirën e tij për të vijuar studimet e larta për aktor. Por, mbështetja e nënës do të ishte e madhe, aq sa e vetmja dileme e tij, do të ishte: Do të fitoj apo s’do të fitoj?

“Unë takoja në oborrin e institutit Naim Frashërin, Sulejman Pitarkën, Piro Manin, Kujtim Spahivogli. Ishte një ëndërr për ne që të ishe pjesëtar i këtij udhëtimi. Më pas mbarova shkollën, por familja ime ishte në Berat. Gjithë dilema ime ishte çdo bëja unë pas katër viteve shkollë në Berat? Në Berat kishte vetëm një Estradë, që unë s’kisha lidhje me të. Një pasdite kur unë po hyja në Institut edhe Kujtim Spahivogli dilte. U këmbyem. Profesori bëri tre katër hapa pas meje edhe më tha: Gëzim, si e ke biografinë ti? Mirë i thashë. Pas një muaj mua më vjen emërimi në teatrin e të rinjve, ku bënin pjesë tre aktorë Robert Ndrenika, Timo Flloko edhe unë. Unë Kujtim Spahivoglin e quaj, heroin edhe bamirësin e jetës sime, sepse më dha mundësitë që të notoja në një det të thellë”, rrëfen regjisori Kame.

Birçe Hasko, Timo Flloko, Mevlan Shanaj, do të ishin vetëm disa nga miqtë-kolegë të së ardhmes, gjatë studimeve, ku më së tepërmi e dëshpëronte niveli teorik i mësimdhënies, derisa ëndrra e bukur e fillimit si aktor do të merrte jetë, fillimisht në Teatrin e të Rinjve e më pas si regjisor edhe në Teatrin Kombëtar. Megjithatë, ai me punën e tij ka pas besimin e artistëve të mëdhenj, sikundër i ndodhi tek “Tokë e ndezur” me Kadri Roshin, kur regjisori ishte vetëm 32 vjeç

Papagjoni teksa rendit disa nga shfaqjet që janë duartrokitur qindra herë nga publiku, ndalet veçmas tek “Fernando Krafti më ka shkruar këtë letër”, “Dama Plakë”, “Shi në Plazh” edhe “Apologjia e Sokratit”. 

Në këtë udhëtim artistik, mbështetësit më të mëdhenj të Kames kanë qenë familja e tij, bashkëshortja Antioneta, dhe fëmijët Jona dhe Genti, i cili sot vazhdon të trashëgojë profesionin e të atit, si regjisor

Regjisori Gëzim Kame në përfundim të bisedës përfundon se atë çka ai ka dhënë në skenën teatrore për pesë dekada sot nuk e gjen më në teatrin shqiptar,

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri