Gëzim Muriqi zbulon 'sekretin': Ja ku do të vendoset së shpejti shtatorja e Skënderbeut dhe kush e ka porositur

I ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” me moderatore Androniki Kolka, ishte Skulptori i njohur nga Kosova, Gëzim Muriqi, i cili së fundmi ka realizuar shtatoren e Skënderbeut, që do të vendoset së shpejti në një nga sheshet e Zvicrës.

”Ishte një punë e madhe që kërkonte shumë angazhim dhe sigurisht që Skënderbeu, heroi ynë kombëtar e meriton një shtatore të tillë” e nis kështu intervistën Gëzimi.

”Kjo vepër vjen paksa ndryshe, Skënderbeu është në këmbë me mburojën para dhe ujkun të hedhur në shpatull” vazhdoi ai. “Siç dihet, dikur ujku konsiderohej si “shpata e Zotit”, pra simbolika e veshjes së tij është unike” theksoi Gëzimi. I pyetur nga moderatorja për këtë porosi, ai tha se është një person në Zvicër që e ka porositur dhe është menduar të vendoset në një nga sheshet kryesore të Zvicrës. Në veprën e Gëzimit, kemi të bëjmë me një shtatore ndryshe të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti –Skënderbeu. Spikat një kurajo besimi për të sjellë të pavdekshmin, të gjallë mes të gjallëve, në erën e modernitetit. Shtatorja është e përmasave epike, sepse e tillë është vepra e Skënderbeut në histori.

”Kjo shtatore dallon prej të tjerave nga karakteristikat fizike, ashpërsia e komunikimit, shprehja e tipareve të fytyrës, drejtqëndrimi, armatura, veshja dhe gjithçka tjetër” theksoi skuptori.

Më pas Gëzimi u ndal dhe tek karriera e tij që është shumë e gjatë në pjesën e skulpturës.

”Shumë emra të njohur, figura të Kombit tonë, janë jetësuar në statujat e mia gjatë këtyrë viteve, do të përmendja Nënë Terezën apo Ibrahim Rugovën, pa harruar dhe disa nga të rënët në luftën për pavarësi” shtoi Gëzimi.

Gëzimi është gjithashtu dhe adhurues i muzikës rock, madje ka qenë pjesë e dy bandave të njohura në Kosovë, si “4x4” dhe “NFRON”, duke mbajtur rolin e bass guitar, gjë që i ka dhënë shumë emër dhe në botën e muzikës. Aktualisht po punon për projekte të reja muzikore që së shpejti do të publikohen.

MC/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet