Gina Haspel merr miratimin e Komitetit të Senatit për drejtore të CIA-s

Gina Haspel merr miratimin e Komitetit të Senatit për drejtore të CIA-s

Gina Haspel, udhëheqëse e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës ( CIA )

Komiteti i Inteligjencës amerikane ka votuar në favor të Gina Haspel për postin e udhëheqëses së Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), pavarësisht përfshirjes së saj në torturimin e të burgosurve të rrjetit Al-Kaida në fillim të viteve 2000, transmeton AFP.

Ky Komitet ka votuar në të mirë të Haspel duke dërguar votimin në një fazë tjetër, pasi tani ajo duhet të sigurojë votat nga i gjithë Senati në mënyrë që të zëvendësojë Mike Pompeon, që tani gjendet në postin e Sekretarit amerikan të Shtetit.

Senatori republican John McCain që është torturuar gjatë viteve që ka kaluar si i burgosur në Vietnam, ka bërë thirrje për refuzim të Haspelit, pasi kjo e fundit ka refuzuar të deklarojë se metodat e marrjes në pyetje pas sulmeve të 11 shtatorit kanë qenë “të pamoralshme”. Haspel, 61 vjeçare, e njohur si specialiste për Rusi, do të bëhet gruaja e parë që do të drejtojë CIA-n.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zbulohen 10 kg kanabis që po transportoheshin nga një mjet! Në pranga 2 persona

Korçë/ Zbulohen 10 kg kanabis që po transportoheshin nga një mjet! Në pranga 2 persona