‘Gjak kudo’/ 15-vjeçari akuzohet për vrasjen e katër nxënësve në shkollë, policia i arreston edhe prindërit në SHBA

‘Gjak kudo’/ 15-vjeçari akuzohet për vrasjen e katër nxënësve në shkollë, policia i arreston edhe prindërit në SHBA

Foto nga Miçigani

Policia në shtetin e Miçiganit njoftoi se ka arrestuar prindërit e një adoleshenti, ndaj të cilit janë ngritur katër akuza për vrasje të shkallës së parë, me armë zjarri, në një shkollë të mesme.

Policia njoftoi se Jennifer dhe James Crumbley, u arrestuan të shtunën herët në mëngjes në Ditroid. Prokuroria kishte ngritur akuza për vrasje paparamendim ndaj prindërve të 15-vjeçarit lidhur me ngjarjen në shkollë.

Por ata nuk u paraqitën në gjykatë të premten, duke bërë që policia të lëshonte një urdhër-arresti, duke ngritur ndaj tyre katër akuza për vrasje paparamendim, injorim të shenjave paralajmëruese lidhur me ngjarjen në shkollë si dhe mbi qasjen që i kishin siguruar djalit të tyre tek arma me të cilët ai dyshohet se kreu vrasjet.

Agjencia Associated Press njoftoi se avokati i çiftit, Shannon Smith, u ka thënë autoriteteve se ata ishin larguar nga qyteti në fillim të javës, për arsye sigurie.

Autoritetet kishin vendosur një shpërblim prej 10,000 dollarësh për këdo që jepte informacion mbi vendndodhjen e tyre.

Djali i çiftit Crumbley, 15-vjeçari Ethan Crumbley, dyshohet se ka hapur zjarr në shkollën e mesme Oksford, në qytetin me të njëjtin emër në shtetin e Miçiganit, duke vrarë katër nxënës dhe duke plagosur shtatë persona të tjerë.

Prokurorët thanë se Ethan Crumbley kishte shfaqur disa shenja paralajmëruese. Ai kishte vizatuar një pistoletë e gjak, duke shkruar gjithashtu ‘gjak kudo’ dhe 'mendimet nuk po më ndalen, më ndihmo'.

Prokurorët thanë gjithashtu se një mësues e kishte parë adoleshentin duke kërkuar në internet për municione, në telefonin e tij, dhe se kishte njoftuar stafin drejtues të shkollës. Prindërit e adoleshentit, James dhe Jennifer Crumbley, ishin thirrur në shkollë disa orë para sulmit me armë, por aurtoritetet thanë se ata nuk kishin pranuar ta merrnin atë me vete në shtëpi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë. Nga sulmi me armë mbetën të plagosur rreth 8 persona, ndërsa shumë të tjerë shptuan pasi u fshehën poshtë tavolinave.Të shtënat në SHBA në mjediset e shkollave kanë ardhur vazhdimisht në rritje vitet e fundit, sipas grupit pro-kontrollit të armëve Everytown.

1638629618_prinderit.jpg

Prindërit e arrestuar të 15-vjeçarit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Barcelona 'prezanton' epokën Xavi 2, Laporta: Ekipi ka nevojë për stabilitet! Trajneri: Kemi harmoni me presidentin dhe Decon

Barcelona 'prezanton' epokën Xavi 2, Laporta: Ekipi ka nevojë për stabilitet! Trajneri: Kemi harmoni me presidentin dhe Decon