Gjenden arsenal predhash në Durrës, policia ua beson ruajtjen tre shiritave dhe largohet (VIDEO)

Gjendet arsenal predhash të luftës së dytë botërore në fshatin Shetaj të Durrësit. Ato janë gjetur në një kodër pranë një rrugë që të çon në xhaminë e fshatit Shetaj.

Predhat ishin të zhytura në dhe (shtuf) dhe u zbuluan rastësisht nga një ekskavator i cili po tentonte të hapte një rrugë të re. Pas disa gërmimeve kova e ekskavatorit ka nxjerrë nga nëntoka predhat.

Ekskavatoristi sapo i ka parë ka ndërprerë gërmimet është larguar nga vendi rreth 50 metër nga larg dhe ka njoftuar menjëherë organet. Shpërthimi i tyre mund të shkaktonte një tragjedi të vërtetë, pasi fëmijët pa e ditur mund të luajnë me ta ose të merren për skrap.

Megjithëse kanë rrezikshmëri të lartë janë lënë nën ruajtjen e vetëm tre shiritave, pasi organet kompetente që kanë shkuar në vendngjarje si policia dhe xhenio janë mjaftuar vetëm me vendosjen e tyre për bllokimin e rrugës duke u larguar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xeni: 14/10/2019 17:25

    Aq mjafton se do i vejm etiket dhe do ja shesim turqve ,se asnje nuk i shet arm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite