Gjiknuri në '5 pyetje nga Babaramo': Ndryshojnë muajt e zgjedhjeve të ardhshme! Mazhoranca dhe opozita dakordësi të shmangin muajt e nxehtë

Zgjedhjet e reja duket se nuk do të zhvillohen më në muajt qershor apo shtator, por në muajt maj ose tetor. Për këtë kanë rënë dakord mazhoranca dhe opozita në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore për të shmangur sezonin turistik dhe muajt e nxehtë të papërshtatshme për fushatë elektorale. Këtë e konfirmoi vetë bashkëkryetari i reformës zgjedhore Damian Gjiknur në studion e gazetarit Ilir Babaramo. Neni 8 i Kodit zgjedhor i ka përcaktuar  zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore të zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi deri më 30 qershor ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor. Palët po diskutojnë të heqin muajt e nxehtë. Deklaratat e bashkëkryetarit të reformës zgjedhore të bëra në emisionin 5 pyetje nga Babaramo tregojnë se gjithcka po shkon drejt një marrëveshje mes palëve. Partia Socialiste po tregohet e gatshme të marrë në konsideratë propozimet e opozitës për aq kohë sa këto të fundit kanë mundësi të realizohen. Një prej tyre është përfshirja e teknologjisë në zgjedhje.

"Për të ndryshuar kohën e zgjedhjeve, kemi mendura ta heqim muajt e nxehtë nga qershorin deri në shtatorin, sepse realisht klima po ngrohet dhe vëmendja është tek turizmi, dhe temperaturat janë të tilla që nuk lejojnë një fushatë të qetë", është shprehur Gjiknuri. ''Keshtu qe koha e zgjedhjeve më e përshtatshme do të jetë ose pranvera, ose vjeshta".

Ai tha se do të vazhdohet me çështjet e mbetura, ku do të diskutohet të mërkurën në mbledhjen e ardhshme.

"Do t'i dëgjojmë të gjitha palët pse janë me të drejta reale të barabarta. I kemi nisur disa pyetje ekspertëve nëse ndryshimet prekin Kushtetutën dhe do të shikohet se si do të qasemi. Sistemi aktual është shumë i mirë, nëse nuk arrijmë të gjejmë konsensus, do të jemi të gatshme të bëjmë kompromis. Hapja e listave mund të sjellë tensione të brendshme, ku secila parti të krijojnë koalicione sipas peshës", ka thënë ai.

Sipas Gjiknurit, PD ka kërkuar duke i quajtur shumë të rëndësishme garancitë për ata që denoncojnë krime zgjedhore, duke i dhënë imunitet atyre.

"Mendohet edhe përfshirja e teknologjisë në zgjedhje apo identifikimin e zgjedhësve apo për shkeljet që bëhen. Jemi dakord të përfshijmë çfarë ka kërkuar opozita, por problemi është sa mund ta shtrijmë. Nëse është e pamundur,  nuk mund të vihen zgjedhjet në pikëpyetje se nuk funksionon teknologjia. Ka forma alternative tradicionale, nëse nuk funksionin teknologjia, por do të marrim opinionin e ODHIR se sa mund ta shtrijmë", është shprehur ai.

Gjiknuri theksoi se është rënë dakord për të reduktuar financimet private dhe të zëvendësohen me ato shtetërore gjatë periudhës së zgjedhjeve.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi