Vritet në Tiranë nëna e 4 fëmijëve, dyshohet lidhje jashtëmartesore me kunatin (VIDEO)

Një grua u gjet e vrarë mëngjesin e sotëm pranë bregut të Liqenit të Sharrës, në periferi të Kombinatit në Tiranë. Lirie Xhepa 49 vjeçe, nënë e 4 djemve, (dy në Greqi, dhe dy në Shqipëri), u gjet e pajetë nga qytetarë të rastësishëm, pranë bregut të liqenit të Sharrës, të cilët më tej kanë njoftuar Policinë.

Burime nga Policia thanë se gruaja është qëlluar me armë zjarri me një plumb në kokë, dhe dy në bark. Dyshimet referuar hetimeve të deritanishme çojnë drejt pistës së krimit në familje. Policia ka ngritur dyshime se autor mund të jetë kunati i së ndjerës. Bashkëshorti i saj ishte ndarë nga jeta vite më parë, dhe 49-vjeçarja jetonte e vetme me dy fëmijët e saj. Viktima me kunatin e saj janë fqinj, banesat e tyre janë 500 metra larg, dhe ndodhen në lagjen "Qershori" në periferi të kombinatit. Report Televizion mëson përmes burimeve nga policia, se gruaja kishte pasur konflikte të vazhdueshme me njërëzit e burrit të saj të ndarë nga jeta. Nuk përjashtohet një lidhje jashtëmartesore të Dashamir Xhepës me kunatën e ve. Gjetja e trupit të të ndjerës pranë banesës së njërit prej kunetërve ka krijuar dyshimet tek hetuesit se ky është një krim për shkak të mardhënienve familjare dhe pas pranisë së prokurorit Olsi Dado në vendngjarje kjo dosje do t'i referohet krimeve të rënda.

Po ashtu, një pistë që mbetet të verifikohet është edhe ajo e një konflikti të mundshëm pronësie.

Viktima Lirie Xhepa (Foto e disa viteve më parë ) dhe kunati i saj Dashamir Xhepa autor i dyshuar i ngjarjes

Burri i saj i ndjerë ka katër vëllezër, tre prej të cilëve janë në Shqipëri,  dhe kunati tjetër jeton në Greqi. Policia ka shoqëruar dy kunetërit në Shqipëri, ndërsa i treti, Dashamir Xhepa, nuk është gjetur në banesë. Ai e ka telefonin e fikur, dhe është shpallur në kërkim nga policia. Dyshimet kryesore bien mbi kunatin e larguar nga banesa.

Sipas ekspertëve rindërtimi i skenës së krimit i coi ata në rezultatin se vrasja ishte bërë diku tjetër dhe trupi i pajetë u soll pranë ferrave për të humbur gjurmët. 

Disa nga banorët raportuan se kishin parë në mëngjes herët një automjet të bardhë që ishte afruar aty dhe kishte qëndruar pak minuta.

Ndërsa një nga fqinjët shumë pranë vendit ku u gjet trupi deklaroi se s'kishte dëgjuar asnjë të shtënë ndërsa lirien e njihte si banore e lagjes.

Njoftimi në polici nga banorët ka ardhur rreth orës 08:18 kur është konstatuar trupi i pajetë. "Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", thotë policia.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 14/02/2019 17:46

    Me falni ju te emancipumit. Lidhjen mes dy beqareve e quani lidhje jashtemartesore???? Doni me cdo kusht ta cnderoni dhe ps vdekjes.

    Përgjigju
  • gagaci: 14/02/2019 17:27

    O gagac lexo mire mer k** se na cave k**in

    Përgjigju
  • Pisllik: 14/02/2019 17:07

    Pis milet sthoshte kot turku edhe kur jevgu turk te thot ashtu o bie tjesh me keq

    Përgjigju
  • Ina: 14/02/2019 11:17

    Ajo ka qene nje grua e dhunuar sistematikisht gjithe jeten e saj. Me ne fund shpetoi pasi ishte braktisur dhe e dhunar nga te gjithe duke filluar nga bashkeshorti deri sa ia vrane dhe me pas nga famija e tij. Femijet i jane rritur me trauma dhe me probleme pa fund. Fatkeqsi e madhe qe shteti nuk ka struktura per te parandaluar keto krime. Mundesite per te identifikuar keto raste dhe per ti suportuar shteti i ka pasur sepse ajo ka qene dhe here te tjera shtruar ne spital per dhune fizike.

    Përgjigju
  • Fredi: 14/02/2019 10:16

    Të ngrihen gjithë gratë e Shqipërisë në protesta masive dhe të kërkojnë rrikthimin e Ligjit të ligjeve te shtetit më demokratik në botë. Vetëm kështu “minjtë do të fshihen sepse do të dilte Macja!”

    Përgjigju
    • Jeta EL: 14/02/2019 12:43

      Protest te pafundme dhe prositut lere bej divors turp nder secili te jetoj si ti pelqej jemi te ndryshem te dyja gjinit njera pal e do nderi tjetra jo ,te drejt me i mar jeten ska asnjera pal flm

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)