U dyshua për lëndë plasëse, xhenierët shpërthejnë çantën e mbushur me vegla pune tek Sheshi Skënderbej në Tiranë (VIDEO)

TIRANË- Përreth 80 minuta policia e Tiranës dhe zona përreth Muzeut Kombëtar, kanë qenë nën panik për shkak të një çantë ngjyrë kafe në rrugë ku dyshohej të kishte lënë plasëse. Forcat xhenier kanë arritur të bëjnë shpërthimin e kontrolluar me anë të robotit dhe më pas efektivi i FNSH ka hapur çantën e cila rezultoi të kishte brenda vetëm vegla puna, si kaçavida, pinca etj.

Fillimisht çanta është parë nga njerëz të rastësishëm dhe nga policia bashkiake të cilët më pas kanë njoftuar policinë e shtetit. Këta të fundit kanë mbajtur të rrethuar zonën deri në ardhjen e forcave xheniere.

Ndërkohë në lidhje me këtë çantë të gjetur në asfalt në rrugën “Dedë Gjo Luli” , ku  dyshohej  se brenda saj mund të kishte lëndë plasëse duke thënë se çantë është lënë gabimisht në rrugë. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:53
Alarmoi policinë, xhenierët shpërthejnë çantën e dyshimtë, ja çfarë kishte brenda

Xhenierët e policisë kanë bërë të mundur hapjen e kontrolluar të çantës që alarmoi ditën e sotme zonën pranë Sheshit Skënderbej. Me anë të një roboti është kryer edhe shpërthimi i kontrolluar, por më pas çanta ka rezultuar të jete e mbushur me materiale që shërbejnë për punime hidraulike e mekanike. 

1574424112_canta.jpg

Ora 12:38
Çanta e dyshimtë/ Xhenierët mbërrijnë me robot e bllokues valësh

Forcat xhenier kanë mbërritur tek Sheshi Skënderbej me robot dhe bllokues valësh për të bërë të mundur shpërthimin e komanduar të çantës së dyshimtë që është gjetur rreth një orë më parë pranë Muzeut Kombëtar. 

Ora 12:25
Një orë në pritje të xhenierëve, pranë çantës së dyshimtë kalojnë dhjetëra fëmijë

Edhe pse kanë kaluar rreth një orë që kur është gjetur çanta që dyshohet të ketë lëndë plasëse, Forcat xheniere nuk kanë arritur për të bërë shpërthimin e kontrolluar. Ndërkohë pranë çantës së dyshimtë vijojnë të kalojnë njerëz, madje edhe grupe fëmijësh. Edhe pse perimetri është rrethuar, me shirit rruga ku kalojnë njerëzit është shumë e afërt me çantën e dyshimtë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agjenti: 22/11/2019 12:20

    Hajde polici hajde. Dyshojne per bombe dhe i rrine 1 meter larg cantes. Medet me qene bombe e vertete ju rrofte perimetri sigurise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mbi rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mbi rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve