Gjendet një granatë në zonën e Laprakës, ishte vendosur pranë murit të shtëpisë së një ish komandanti të FNSH-së

Gjendet një granatë në zonën e Laprakës, ishte vendosur pranë murit të shtëpisë së një ish komandanti të FNSH-së

Granata pranë murit rrethues dhe policia

TIRANË - Burime për Report Tv mësojnë se një granatë është gjetur në afërsi të murit të shtëpisë së një ish komandanti të FNSH-së mbrëmjen e sotme (21 shtator).

Granata është gjetur pranë murit të një banese në rrugën Dritan Hoxha në drejtim të Spitalit ushtarak.

Nuk dihen ende detaje nga ngjarja ndërsa të pranishme janë forca policie dhe xheniere.

Ajo është një granatë e ndryshkur dhe besohet se gjendet prej vitesh aty. Granata është pa ndezëse dhe është e vitit 1997.

"Më datë 21.09.2020, rreth orës 18:05, në Laprakë, në një shkurre është gjetur një granatë dore e vjetër,  e ç’aktivizuar" - njofton policia.

Granata është marrë nga forcat xheniere pa asnjë problem.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen