Në mëngjes vëllai telefonoi në ‘Pa Gjurmë’, pas disa orësh 49-vjeçarja gjendet e mbytur në ujërat e lumit Shkumbin! Vuante nga epilepsia (VIDEO)

ELBASAN- Suzana Dika, 49-vjeçe, kishte humbur kontaktet me familjen ditën e djeshme para mesditës pasi kishte dalë për të hedhur mbeturinat por nuk u kthye më. Ajo u gjet e pajetë sot, e nxjerrë  e mbytur nga ujërat e lumit Shkumbin në Elbasan. Vëllai i saj e kishte denoncuar në polici ndërkohë që sot pasdite denoncimin do ta bënte edhe në ‘Pa Gjurmë’ për të kërkuar ndihmë për gjetjen e motrës së tij.

Trupi i Suzanës është gjetur i pajetë në afërsi të fshatit Jagodinë në Elbasan, ndërkohë që nga Krasta e Vogël ku ajo ka humbur dyshohet se e ka sjellë lumi i rrëmbyer.

Sipas deklaratës së dhënë nga vëllai i saj, 49-vjeçarja dyshohet se vuante nga epilepsia. Nxjerrja e trupit të pajetë të 49-vjeçares ishte tepër e vështirë për shkak se rrjedha e lumit nuk lejonte zjarrfikësit të ndërhynin. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Suzana Dika, 49 vjeçe nga Krasta e Vogël e Elbasanit, humbi gjurmët dje rreth orës 11:30 të paradites. Për herë të fundit e ka parë nusja e djalit që e ka shoqëruar pak jashtë dhe disa prej fqinjëve.

Ajo ka dal nga banesa për të hedhur mbeturinat. Te bregu I lumit Shkumbin ajo kishte një shoqe që kur shkonte qëndronte atje disa orë, ndoshta edhe gjithë ditën, por kthehej në banesë. Dje nuk u kthye. Djali i saj Skerdi Dika telefonoi djalin e fqinjës dhe ai i tha se Suzana nuk kishte qenë fare në shtëpinë e tyre.

Sipas asaj që vëllai i viktimës i ka treguar stafit të ‘Pa Gjurmë’ teksa përgatitej për të bërë denoncimin, Skerdi telefonoi gjithë të afërmit për t’i pyetur, por asnjë nuk dinte asgjë për Suzanën.

Familja ka kërkuar në lagje në Krastë të Vogël, në qytetin e Elbasanit pasi morën një informacion se ishte parë te konvikti I studentëve në Elbasan. Janë hapur kamerat, por nuk është dukur qartë imazhi i saj pasi ato kamera nuk kanë Rreze të pastër. Një person tjetër I ka thënë familjes që e ka parë te terminali i autobusëve në Pogradec, u ka thënë njerëzve aty që nuk jam për të shkuar në Korçë, do qëndroj këtu.

Suzana vuante nga epilepsia. Kjo ishte hera e parë që largohet dhe zhduket. Sipas familjarëve ka shkuar më parë në vende të ndryshme në njerëz të afërm dhe është kthyer. Ishte nënë e dy fëmijëve.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon